Çfarë po ndodh me Isa Mustafën? Tani jep sinjale edhe për mbështetjen e ‘korrigjimit të kufijve’
Rajoni dhe Politika

Çfarë po ndodh me Isa Mustafën? Tani jep sinjale edhe për mbështetjen e ‘korrigjimit të kufijve’

12.Jan.2019 09:26
0

Institucionet e Kosovës kanë marrë të premten mbështetjen e Lidhjes Demokratike (LDK), subjekt ky kryesor në opozitë, për ta përfaqësuar vendin në fazën finale të dialogut me Serbinë. Madje, nga ajo është lënë e hapur mundësia për ta mbështetur edhe një zgjidhje që do të prekte kufijtë, shkruan sot Koha Ditore.

 

Në praninë e kryetarëve të të gjitha degëve të LDK-së, qëndrimet i ka shprehur Isa Mustafa, kryetar i kësaj partie.

“E kemi vlerësuar letrën e presidentit Trump dhe mobilizimin e gjithë institucioneve të Republikës së Kosovës që procesi i dialogut të shkojë karshi angazhimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA)”, ka thënë Mustafa. “S’mund të krekosemi që ne tash i kemi do parime më të mëdha se SHBA-ja sa i përket Kosovës”.

 Krahas kësaj, kreu i LDK-së ka theksuar se SHBA-ja e ka bërë shtet Kosovën dhe se pa mbështetjen e saj sot vendi do të kishte më shumë se një milion refugjatë.

E zyrtarë të lartë amerikanë, prej kohësh, janë deklaruar të përkrahin secilën zgjidhje për të cilën autoritetet e Kosovës dhe ato të Serbisë merren vesh.

Shqiptarja nga Bujanoci gjendet e plagosur në Vranjë?
Ndarja e Kosovës mund të shpëtohet nga miqtë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration