Çeferin: Sfidat e UEFA-s për klube, nuk do të luhen në fundjavë
Sport

Çeferin: Sfidat e UEFA-s për klube, nuk do të luhen në fundjavë

18.May.2019 01:12
0

Presidenti Aleksandar Çeferin dhe administrata e UEFA-s janë takuar të premten në Budapest me presidentët dhe sekretarët e përgjithshëm të 55 Federatave ndërkombëtare të UEFA-s për të diskutuar në lidhje me reformën e kompeticioneve europiane për klube pas 2024-ës. Në qendër të vëmendjes kanë qenë propozimet e bëra nga ECA (Shoqata e Klubeve Europiane) në lidhje me formatin e kupave të reja. Propozime që janë kundërshtar me forcë nga pjesa më e madhe e federatave europiane, por numri 1 i futbollit europian, Aleksander Ceferin, i ka siguruar të gjithë.

“Ka qenë një takim i rëndësishëm, sepse federatat kanë pasur mundësinë të japin një mendim se si duhet të jenë kompeticionet e ardhshme të klubeve. Janë shprehur opinione të ndryshme, të cilat do t’i kemi parasysh kur të përballemi me këtë argument. Kërkojmë një rrugë që të kënaqë nevojat e futbollit në të gjithë Europën. Vetëm UEFA shpërndan para përtej kufijve kombëtarë, kështu që duhet ta marrim shumë seriozisht këtë çështje. Kam thënë përsëri se ndeshjet e kompeticioneve të UEFA-s për klube nuk do të luhen në fundjavë, me përjashtim të finales së Ligws sw Kampionwve. Nuk do të vendosim asgjë pa dëgjuar mendimin e të gjithëve dhe nuk do të pranojmë kurrë ndryshime që dëmtojnë futbollin europian”, ka thënë numri një i UEFA-s, Aleksandar Çeferin.

 
 
 
Ads by Revcontent
 

Around the Web

Përfaqësues politik të Luginës përfundojnë vizitën në SHBA (deklarata)
Media franceze për motrat e Zogut: Tri amazonat kthehen në Europë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration