Calderon tregon pse dështoi marrëveshja Conte – Real Madrid
Sport

Calderon tregon pse dështoi marrëveshja Conte – Real Madrid

16.Sep.2018 21:09
0

Ramon Calderon, ish-presidenti i Real Madrid, ka zbuluar arsyet pse Antonio Conte nuk mori drejtimin e madrilenëve. Këtë herë faji nuk është i Florentino Perez, por i vetë trajnerit italian.

“Ka kërkuar një kontratë trevjeçare dhe ka kërkuar të shkojë në Madrid me pesë persona të stafit të tij. Gjithashtu, ka kërkuar dorë të lirë në afatin kalimtar. Një gjë e papranueshme për Florentino Perezin”, ka thënë Calderon.

Ish-numri i një i “Mbretërve” ka thënë edhe se Conte nuk do të ishte zgjedhja e duhur, duke parë ngjashmëritë e shumta që ka me Jose Mourinhon, i cili ka fituar La Ligan, por ka dështuar në Evropë dhe ka zhgënjyer me lojën e tij.

“Nuk besoj se Antonio Conte është trajneri i duhur për Real Madridin. Është si Mourinho, një trajner me mentalitet mbrojtës që luan me tre qendërmbrojtës dhe i beson kundërsulmit. Nuk është kjo loja që duan të shohin në ‘Bernabeu’. Perez e provoi me Mourinhon, i cili e la klubin në një situatë shumë të keqe”, ka theksuar Calderon.

Klopp ka një lajm të mirë për Shaqirin para ndeshjes me Arsenalin
Mësimi i shqipes fëmijëve të emigrantëve në Greqi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration