Caktohen objektivat konkrete për sigurinë rajonale
Rajoni dhe Politika

Caktohen objektivat konkrete për sigurinë rajonale

11.Sep.2018 01:09
0

U mbajt në Tiranë takimi ministror i Bashkimit Evropian dhe i vendeve të Ballkanit Perëndimor për çështjet e brendshme. Ky ministerial ka zhvilluar punimet të premten, ku kanë marrë pjesë 6 ministrat e brendshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe ministrin e Brendshëm të Republikës së Kosovës, Bejtush Gashi, shkruan sot Koha Ditore.

Në takimin ministror kanë qenë të pranishëm edhe ministri federal për Punët e Brendshme të Republikës së Austrisë si kryesues i radhës i BE-së , Herbert Kickl, si dhe komisari i Bashkimit Evropian për Migrim, Dimitris Avramopoulos. Ky i fundit u ka kujtuar kolegëve dhe partnerëve të Ballkanit Perëndimor, në veçanti Shqipërisë, për mundësinë e rikthimit të vizave nëse emigracioni i paligjshëm rritet në masën 50%.

Gjatë ministerialit u nënshkruan 3 marrëveshje që kanë në qendër rritjen e bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit, menaxhimit të kufijve dhe luftën kundër drogave. Plani synon rritjen e punës së përbashkët për luftën kundër terrorizmit, parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm. Pesë qëllimet që detajohen në plan sigurojnë një fokus të përbashkët dhe çojnë në rezultate konkrete për të trajtuar sfidat ekzistuese të sigurisë

Juncker: Integrimin e Ballkanit po e vonojnë kufijtë, mund të ketë luftë të re
Të pish kapuçino me flori të vërtetë, 24 karat
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration