Buxheti i Liverpoolit për një sulmues të ri është vetëm 20 milionë funte
Sport

Buxheti i Liverpoolit për një sulmues të ri është vetëm 20 milionë funte

10.Jul.2019 08:56
0

E përditshmja angleze, Mirror, raporton se Liverpooli nuk do të jetë shumë aktiv gjatë këtij afati kalimtar të verës, pasi që drejtuesit e klubit kanë ndarë një buxhet të vogël për transferimin e lojtarëve të rinj.

Pep Guardiola nuk ka humbur aspak kohë këtë afat kalimtar për ta përmirësuar edhe më tutje skuadrën e tij, që ka qenë kampione e Anglisë gjatë dy vjetëve të fundit dhe sezonin e kaluar i grumbulloi plot 98 pikë, transmeton Gazeta Express.

Përderisa në skuadrën e tij nuk ka lojtar të dobët në asnjërën pozitë, trajneri spanjoll dëshiron të krijojë më shumë konkurrencë, pasi që është i vetëdijshëm për rrezikun që i kanoset nga skuadra e Jurgen Kloppit, Liverpooli.

Liverpooli e mbylli sezonin e kaluar me vetëm një pikë më pak se Manchester City në një garë të jashtëzakonshme për titull. Fat të mirë skuadra e Kloppit pati në Ligën e Kampionëve, ku u shpall kampione.

Kloppi e përmirësoi skuadrën e tij duke e shfrytëzuar buxhetin e klubit për ta blerë Alisson Beckerin dhe Fabinhon. Mirëpo, ndryshime të tilla në Anfield nuk do të ketë edhe këtë verë.

Gjermani dëshironte që ta përforconte skuadrën e tij edhe këtë verë, sidomos për transferimin e një sulmuesi anësor. Të përfolur kanë qenë Nicolas Pepe i Lille dhe Philippe Coutinho i Barcelonës.

Megjithatë, drejtuesit e Liverpoolit nuk janë të gatshëm të shpenzojnë shumë të mëdha për këta futbollistë, pasi që buxheti i tyre për një sulmues të ri është vetëm deri në 20 milionë funte.

 
 
Laburistët kërkojnë referendum të ri mbi Brexit-in
Instagram merr masa të reja ndaj bullizmit, ja çfarë do të ndodhë me komentet në rrjetin social
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration