Brnabiq prezanton përbërjen e re të kabinetit qeveritar në Serbi
Rajoni dhe Politika

Brnabiq prezanton përbërjen e re të kabinetit qeveritar në Serbi

26.Oct.2020 08:09
0

Mandatarja e qeverise së re në Serbi, kryeministrja e deritanishme Ana Brnabiq, të dielën njoftoi për përbërjen e qeverisë së re serbe.

Ministër i Punëve të Brendshme në qeverinë e re të Serbisë do të jetë Aleksandar Vullin, Ministër i Punëve të Jashtme Nikolla Sellakoviq, Ministër i Mbrojtjes Nebojsha Stefanoviq, Zorana Mihajloviq do të jetë Ministre e Energjisë, ndërsa Sinisha Malli dhe Zllatibor Lonçar do të qëndrojnë në resoret e tyre - financa dhe shëndetësi.

Diskursi ofendues ndaj shqiptarëve, paralajmërim i politikës serbe

Në qeverinë e re është edhe kryetarja e deritanishme e Parlamentit, Maja Gojkoviq, si ministre e Kulturës,.

Qeveria e re, e udhëhequr nga kryeministrja serbe Ana Brnabiq, do të ketë 21 ministri.

Brnabiq do të paraqes kabinetin e saj edhe ekspozenë në Parlamentin e Serbisë më 28 tetor.

Nga zgjedhjet në Serbi kanë kaluar 126 ditë, gjë që e bën formimin e qeverisë aktuale më të gjatën në 20 vitet e fundit.

Zgjedhjet u mbajtën në 21 qershor dhe lista e Partisë Përparimtare Serbe e presidentit aktual Aleksandar Vuçiq fitoi 188 nga 250 ulëse në parlament.

Koalicioni Partia Socialiste e Serbisë - Serbia e Bashkuar (Ivica Daçiq) fitoi 32 vende dhe Aleanca Patriotike Serbe - SPAS 11 vende.Partitë e pakicave kombëtare - Aleanca e Hungarezëve të Vojvodinës, Partia e Drejtësisë dhe Pajtimit, SDA Sanxhak dhe Alternativa Demokratike Shqiptare - kanë gjithashtu ulëse në parlament.

Qeveria e re e Serbisë do të ketë një mandat të kufizuar, jo më gjatë se deri më 3 prill të vitit 2022, kur do të mbahen zgjedhjet e reja parlamentare, së bashku me zgjedhjet e rregullta presidenciale, njoftoi më herët presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ragmi Mustafi reagon ndaj paralajmërimeve se Vulin bëhet ministër...?
Vaksina e Oksfordit, imune te të moshuarit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration