Britanikët zbulojnë identitetin e rremë të shqiptarit në Londër, anulojnë pasaportën (video)
Rajoni dhe Politika

Britanikët zbulojnë identitetin e rremë të shqiptarit në Londër, anulojnë pasaportën (video)

14.Feb.2020 09:06
0

Fatush Lala banon prej 20 vjetësh në Londrën Lindore dhe këto ditë provoi historinë më të keqe të jetës së tij. Ai ka mbetur pa dokumente, pa nënshtetësi dhe pa atdhe.

Ndërsa ndodhej me pushime në Bullgari, atij i është hequr pasaporta britanike nga Ministria e Brendshme. Pas kthimit nga Bullgaria, në Bruksel ai është penguar të hipë në avionin drejt Londrës, sepse pasaporta e tij është e pavlefshme. Në Londër ka gjithçka, shtëpinë, të njohurit. Në kryeqytetin britanik ka jetuar që prej moshës 14-vjeçare. Për shkak të kësaj situate, Fatush Lala ka mbetur në rrugët e Brukselit, ku edhe fle.

Në ndihmë të tij ka nisur një fushatë për mbledhje fondesh, ndërkohë që Lala i ka shkruajtur një deputeti britanik. Heqja e pasaportës për Lalën ka ndodhur për shkak se Ministria e Brendshme ka zbuluar se ai nuk është nga vendi që pretendon, por nga Shqipëria. Në masë të madhe po ndodh ky fenomen kryesisht me shqiptarët që shkuan në Britaninë e Madhe, duke thënë se ishin nga Kosova, por në të vërtetë ishin nga Shqipëria. Fatush Lala prej tre javësh ka mbetur pa nënshtetësi, pa dokumente dhe pa atdhe.

Në një video të postuar nga britanikja “The Indipendent”, ai thotë se po jeton një makth të vërtetë. “Nuk mund ta besoj çfarë më ka ndodhur. Jam rrugëve dhe është shumë ftohtë. Jam përpjekur të gjej vende të ngrohta në stacionet e trenave dhe në kafenetë. Nuk di çfarë të bëj. Ndihem i pafuqishëm. Ku të shkoj?”

33-vjeçari ishte në Bullgari për disa ditë pushime dhe më 20 janar do të khehej, por është penguar në aeroport, ndërsa bashkëshortja e tij është lejuar të udhëtojë. Lala i kishte dhënë Ministrisë së Brendshme britanike një adresë të gabuar të origjinës. Në dokumentet që ai kishte dorëzuar thuhej se ishte lindur në vitin 1986 në Serbi (Kosovë), por britanikët zbuluan se ai ishte lindur në vitin 1985 në Shqipëri. Ai kishte shkuar në Britaninë e Madhe, duke thënë se ishte ndarë nga familja e tij për shkak të luftës në Kosovë, megjithatë u shkollua dhe ndoqi edhe universitetin, ndërsa ka mundur të marrë edhe pasaportën britanike.

Rakitiq dëshiron të luajë me Ronaldon
Shkëmbimi i madh po ndodh mes Interit dhe Real Madridit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration