Borrell: Lajçaku do të bëjë punë të shkëlqyer në rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi
Rajoni dhe Politika

Borrell: Lajçaku do të bëjë punë të shkëlqyer në rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi

22.Mar.2020 07:15
0

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, njëkohësisht Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Josep Borrell Fontelles, e ka konfirmuar edhe njëherë se Lajçaku është diplomati i duhur për të udhëhequr dialogun Kosovë – Serbi.

Miroslav Lajçak është një politikan shumë i respektuar dhe një diplomat me eksperiencë që gëzon besim të plotë nga BE-ja”, ka shkruar përmes një cicërime në Twitter Borrelli, përcjell Koha.

Tutje, Borrelli thotë se ai do të bëjë një punë të mirë në rifillimin e dialogut Kosovë – Serbi.

“Jam i sigurt që ai do të bëjë një punë të shkëlqyer si i dërguar special i Bashkimit Evropian për të rifilluar dialogun Beograd – Prishtinë”, përfundon Borrelli.

Emërimin e Lajçakut e ka kundërshtuar në vazhdimësi presidenti Hashim Thaçi.

 
Profesori i njohur italian: Deri në këtë kohë do të zgjas koronavirusi
Serbia ashpërson masat, ora policore nga ora 17 deri në 5 të mëngjesit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration