Boriçi Memeti: Pas çmimit në Gjirokastër, në “Komedia Fest” në Gjakovë  
Lugina Kulturë

Boriçi Memeti: Pas çmimit në Gjirokastër, në “Komedia Fest” në Gjakovë  

06.Nov.2019 08:18
0

Në një intervistë dhënë Titulli.com regjisorja e Teatrit të Preshevës, Afeida Boriçi Memeti duke folur për artin deklaroi se me komedinë “Misteri” kanë fituar edhe çmim në festivalin “Kadri Roshi” në Gjirokastër të Shqipërisë si  “Regjia më e mirë” dhe “Aktori më i mire jo protagonist”. Një ndër problematikat që ka edhe teatri Preshevës janë edhe aktorët të pakët në numër e sipas Boriçi Memeti kjo i pengon edhe në tekste. “Na kufizon sa i përket teksteve gjithmonë duhet të mirën parasysh tekstet me 4 ose 5 aktor. Sidomos mungesa e aktorëve femra na pengon shumë” – theksoi Boriçi Memeti.

 Regjisorja duke u munduar ta përmbledh punën por edhe pasionin për artin, shfaqjet dhe ecurinë në përgjithësi të Teatrit të Preshevës  tha se “unë mendoj që Teatri është melhem për shpirtin”.

 Titulli.com: Keni fituar çmim në Gjirokastër, rëndësia e çmimit?

 Boriçi Mehmeti: Pas festivalit të Mitrovicës ku komedia “Misteri” u shpërblye me dy çmime individuale “Regjia më e mirë” dhe “Aktori më i mire joprotagonist” në Festivalin “Kadri Roshi” në Gjirokastër u shpërblyem me Çmimin SPECIAL të Festivalit. Për neve si Teatri me i ri në trojet shqiptare vlen shumë duke pas parasysh që është hera e parë që marrim pjesë një Festivali të Teatrove edhe atë garues. Dhe ku në garë ishin pothuaj se të gjitha teatrot e Republikës së Shqipërisë dhe i qytetit të Tetovës. Siç janë Teatri i Vlorës, Fierit, Gjirokastrës, Tiranës etj.

 Titulli.com: Sa është e vështirë të merrni pjesë edhe në rajon me shfaqje ?

 Boriçi Mehmeti: Për ne nuk është aspak vështirë të marrim pjesë ku do në rajon sepse e kemi dëshmuar tashmë veten që jemi një Teatër dhe një trup artistike shumë profesioniste. Sepse ka vite që marrim pjesë në Festivalin e Dibrës, Gjakovës, Ferizait, Mitrovicës tash edhe të Gjirokastrës por, shfaqjet e Teatrit të Preshevës kanë udhëtuar edhe nëpër qytete tjera siç është Tirana, Gjilani, Kumanova e Bujanoci.

 Titulli.com: Si funksionon teatri i Preshevës, vështirësitë ?

 Boriçi Memeti : Pothuaj se si të gjitha teatrot që funksionojnë në rajon sa i përket anës Artistike. Kurse problemi kryesor i teatrit të Preshevës është që nuk kemi ansambël sa do të duhet të kishim ose grup mosha të ndryshme. Ne kryesisht jemi një staf shumë i ri i Teatrit Por, kjo aspak nuk e pengon punën artistike fal vullnetit të aktorëve rezident të Teatrit. Mirëpo na kufizon sa i përket teksteve gjithmonë duhet të mirën parasysh tekstet me 4 ose 5 aktor. Sidomos mungesa e aktorëve femra na pengon shumë. Po shpresoj qe me punën tonë do të arrijmë të mbjellim dashurin e artit tek shumë të rinj që pastaj ata të studion në Fakultetin e Arteve.

 Titulli.com : Sa kohë kërkon realizimi i një shfaqje teatrale ?

 Boriçi Memeti : Koha kurrë nuk është e kufizuar, ka shfaqje që mund të realizohen me 40 ditë ka pastaj shfaqje që duhet të punohen edhe me gjatë. Tash ne Gjirokastër takuam shumë koleg regjisor dhe aktorë dhe në bisedë e sipër me një regjisor shumë të njohur në Trevat tona tregoi që ka punuar 4 muaj më një pauzë 15 ditkëshe në mes të këtyre muajve për shfaqjen e fundit të tij. Unë personalisht me trupën e Teatrit të Qytetit zakonisht brenda 2 muajve e realizojmë një shfaqje qoftë ajo komedi ose dramë. Sepse puna ndahet në dy etapa kryesore në prova të leximit dhe pjesa në skenë. Pastaj teatri është diçka e gjallë që ndjehet dhe jetohet gjatë provave dhe aktorët janë njerëz kurrë nuk dihet se sot do ecin mirë provat dhe mbarë deri në fund apo s'do e Kenë atë energjinë pozitive sa të mbajmë provat e planifikuara. Dhe e fundit provat janë një matës shumë i mirë i aktorëve deri sa të gjithë të vijnë një je vi artistike ato do zgjasin deri sa ta ndjejë regjisori që është “pjekë” shfaqja që të serviret para publikut.

 Titulli.com : Mendoni sa janë të vetëdijesuar qytetarët për artin, e kuptojnë tek ne ?

 Boriçi Memeti : Nëse mendon për qytetarët e Preshevës ky vetëdijesim ekziston shumë herët. Sepse shumë para se të vim ne në skene ka pas shfaqje të mrekullueshme bilës edhe atë të autorëve shqiptare si Kol Jakova, Josip Rela, Viktor Eftimiu, Teodor Laço... Te punuar nga trupa amatore që nga v. 1945. Ku në skenën e Shtëpisë se Kulturës ka mbi 200 emra të qytetarëve Preshevarë që kanë mare pjesë në këto shfaqje. Falë këtyre Presheva ka një publik shumë të mirë që tash ne po e vazhdojmë në mënyrë profesionale sepse publiku duhet të emancipohet non stop ta mbash gjallë dhe brenda mureve të Teatrit dhe ta joshësh në vazhdimësi sepse po nuk pate një kohë të gjatë aktivitete kulturore është shumë e rëndë ta rikthesh besimin e publikut. Sidomos në këto kohë pa kohë kur po jetojmë me shume probleme Unë mendoj që Teatri është melhem për shpirtin.

 Titulli.com : Ju kemi parë shpesh në Kosovë dhe rajon në teatro të ndryshme, sa është e vështirë kur bëhet fjalë për financat ?

 Boriçi Memeti : Sa i përket financave ato kurrë nuk janë të mjaftueshme... Por me një udhëheqës që di ta menaxhoj punën dhe organizimet siç janë udhëtimet jashtë vendit ja dalim mbanë. Unë i përmenda edhe në fillim të gjitha Festivalet dhe Qytetet ku Teatri i Preshevës ka mare pjesë sidomos me shfaqjen e fundit kemi ec shumë dhe mbresat e publikut gjithmonë kanë qen shumë të mira dhe pozitive. “Misteri” është shfaq 9 herë para publik anembanë shqiptare dhe tash pritet të udhëtojmë edhe në Festivalin e Gjakovës. Shijet janë të ndryshme Jurit ndërrohen nëpër çdo festival pastaj kritika të gjitha janë siç mund të themi një sfidë për Teatrit e Preshevës por vlerësuesi me i mirë dhe me i drejt është publiku shqiptarë. Që asnjëherë nuk na ka zhgënjyer qoftë për të mirë apo për të keq. Kur publiku e mirëpret një Shfaqje dhe e do e duartrokit gjatë dhe nuk mungon as në reprizën e 4 apo 5... Kurse kur një shfaqje nuk i pëlqen mbas premierës nuk vjen më. Kjo ndodh çdo kund jo vetëm në Preshevë.

 Titulli.com : Planet për të ardhmen ?

 Boriçi Memeti : Planet dhe dëshirat janë shumë, mundësit pastaj janë ato që e vështirësojnë realizimin. Po presim të na konfirmojnë datat kur do të jemi në “Komedia Fest” në Gjakovë. Në program e kemi edhe një shfaqje për publikun me të dashur fëmijët. Pastaj shpresojmë të bëjmë një repertor me 4 shfaqje të realizuara në Teatrin e Qytetit Preshevë dhe plus atë për fëmijë siç janë: “Jashtë bie Borë”, “Maratonistët”, “Skicuesi” dhe “Misteri” që të jepen çdo javë këto shfaqje para publikut të Preshevës.

copy(/home/titulli/public_html/images/image/feida%20Borici.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Haradinaj: Tema e shkëmbimit të territoreve është më e rrezikshme sesa Gjykata Speciale
Shqiptaro-Amerikanët në policinë e Nju Jorkut
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration