Borell: Fqinjësia e BE-së në flakë, duhet të integrojmë në bllok vendet e Ballkanit Perëndimor
Rajoni dhe Politika

Borell: Fqinjësia e BE-së në flakë, duhet të integrojmë në bllok vendet e Ballkanit Perëndimor

15.Sep.2020 08:11
0

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell tha se Brukseli angazhohet për opsionin e integrimit gradual në bllok të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ai theksoi se në masë të madhe edhe më tutje është i pranishëm mospajtimi midis Beogradit e Prishtinës në lidhje me Kosovën, e citojnë mediat e Beogradit Borellin, transmeton koha.

“Nëse ne nuk e stabilizojmë Ballkanin, atëherë do të jetë e vështirë të konsiderohemi fuqi gjeopolitike. Meqë këtë nuk do ta bëjë askush tjetër, pos evropianëve” i ka thënë Borell gazetës Financial Times.

Ai ka shtuar se çështja e Ballkanit paraqet shqetësim të veçantë për BE-në.

Borell ka thënë se “fqinjësia e BE-së praktikisht është në flakë” prandaj angazhohet “për përgjigje të vendosur dhe unike” të të gjitha vendeve anëtare të bllokut.

“Gjatë 10 muajve të fundit fqinjësia jonë është përfshirë nga flakët, që nga Libia deri në Bjellorusi. Gjithçka është më keq seç kam pritur”, u shpreh Borell.

Duke folur për rajonin e Mesdheut, Borell theksoi se tensionet midis Greqisë, Turqisë e Qipros kanë nisur të rritën eksponencilisht dhe ka rrezik serioz që konflikti të tejkalojë fjalët.

 
Abazoviq: Kam presion të madh, jam në mbrojtje të policisë
Premtimet për Luginën e Preshevës dhe "marrëveshja historike" në Uashington?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration