Biserko: SHBA-ja do që Serbia ta njohë Kosovën dhe kjo nuk do të ndryshojë
Rajoni dhe Politika

Biserko: SHBA-ja do që Serbia ta njohë Kosovën dhe kjo nuk do të ndryshojë

16.Sep.2018 21:09
0

Zyrtarë amerikanë prioritet e kanë njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia, këtu nuk ka ndryshuar asgjë dhe as që do të ndryshojë, pavarësisht dëshirave dhe fjalëve të zyrtarëve serbë që po plasohen.

Kështu ka thënë për gazetën “danas” Sonja Biserko, kryetare e Këshillit të Helsinkit për të Drejta të Njeriut duke folur rreth akuzave të fundit të Beogradit ndaj përfaqësuesve të administratës amerikane.

Ajo ka shtuar se zyrtarët amerikanë nuk po gjejnë gjuhë të përbashkët me ata serbë që nuk duan ta njohin pavarësinë e Kosovës.

“Megjithëkëtë amerikanët nuk do të heqin dorë nga Kosova e Maqedonia. Kjo është çështje sigurie dhe kjo nuk do të ndryshojë. Këto dy shtete janë pika strategjike në kontekstin e kthesave gjeopolitike për shkak të zhvillimeve në Lindjen e Afërt dhe për këtë arsye është vështirët të besohet për tërheqje amerikane. Është evidente po ashtu se Rusia deri diku ia del t’i arrijë qëllimet e veta, gjë që pak mund të vërehet edhe në Maqedoni e më së shumti në Bosnjë e Hercegovinë”, ka thënë Biserko, transmeton Koha.net.

Reali ofron Modricin dhe 40 milionë euro për këtë sulmues
Neymari nuk e ka pritur këtë nga Barcelona
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration