Bimët aromatike shëruese  të fshatrave të Istogut dhe eksporti i tyre për në Zvicër
Rajoni dhe Politika

Bimët aromatike shëruese të fshatrave të Istogut dhe eksporti i tyre për në Zvicër

25.Jun.2019 09:08
0

Disa parcela të fshatrave të Istogut i cili gjendet në rajonin e Pejës ka të mbjellura bimë shëruese aromatike.

Blinishta Beqiraj e cila së bashku me familjen e saj kanë disa parcela me kësi lloj bimësh aromatike shëruese tregon për mbjelljen e tyre.

“Momentalisht jemi në disa parcela ku kemi të kultivuar, rigon, na kemi një sipërfaqe prej 6 hektarësh kamomil e bimë të tjera mendojmë me kultivu edhe mente. Na si biznes përpos kultivimit merremi edhe me mbeledhje, sidomos në bjeshkë ku më pas i përpunojmë dhe i dërgojmë në AgroProduct ku më pas ata i dërgojnë në shtetet e jashtme”, tha ajo, transmeton portali Toka Jonë, përcjell Albinfo.ch.

Blinishta tregon tutje në video se në cilën fazë janë bimët.

“Momentalisht jemi në vitin e tretë të rigonit, kjo bimë tash e ka vitin e fundit në këtë parcel pasi që ësht në momënt të korrjes, ku më pas e thajmë e përpunojmë dhe e dërgojmë në AgroProdukt”, shtoi ajo.

Madje në video tregohet edhe se si mirëmbahen këto bimë shëruese aromatike.

“Për mirëmbajtjen duhet mi plotësu kushtet, duhet me qenë higjiena,  me kanë lagështia, drita pa kontak. Së pari bëhet korrja e produktit, e bijmë këtu e bëjmë pastrimin një përqindje e qojmë në tharëse prapë aty bëhet pastrimi kur të shkarkojmë tharësen prapë bëhet pastrimi”.

Gjatë kohës kur po gjirohej kjo storie, në AgroProdukt po qëndronte në vizite edhe një grup ekspertësh zviceran të cilët po shikonin hapësirat dhe produktet në AgroProdukt.

Anëtarët e grupit të ekspertëve zviceran patën fjalë positive për produktet.

Karin P. Dietrich nga Triple E tha se Kosova nuk duhet të ketë turp të prezantoj produktet e saj pasi që janë me kualitet.

“Ajo çka më pëlqen tek produktet kosovare është se vërtet koncentroheni në produktet e juaja. Ju nuk duhet të keni turp ti prezantoni sepse ato janë me të vërtetë kualitative”, tha Dietrich.

Kabak, gjithnjë e më afër Milanit
Real Madrid kërkon 50 milionë euro për Kovacicin
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration