Bieber: Për ndryshimin e kufijve të Kosovës po zhvillohen bisedime të fshehta
Rajoni dhe Politika

Bieber: Për ndryshimin e kufijve të Kosovës po zhvillohen bisedime të fshehta

10.Feb.2019 17:13
0

Analisti austriak, Florian Bieber, njëherësh bashkërendues i Grupit për Këshill Politik Evropian (BIEPAG), mendon se lidhur me Kosovën, jashtë skenës publike, prapa dyerve të mbyllura po bisedohet për ndryshimin e kufijve, për çka ekziston edhe përkrahja e disa vendeve perëndimore.

Për analistin austriak problemi më i madh është se po krijohet përshtypja sikur Gjermania është jashtë këtyre zhvillimeve, por thotë se nuk e di nëse ndonjëherë kanë ndodhur diku bisedime, “në të cilat nuk ka qenë e përfshirë  Gjermania, e të cilat kanë mundur të sjellin një rezultat i pozitiv”.

 

Sipas Bieber, deklaratat e fundit të presidentit Thaçi për një korrigjim të lehtë të kufijve dhe përmendja e Rusisë nga ai, flasin në favor të tezës për “bisedime të fshehta”, përcjell Telegrafi.

Në anën tjetër ai paralajmëron se “ndryshimi i kufijve është një opsion i rrezikshëm, i cili më shumë hap probleme, sesa  mbyll probleme”.

“Nuk e zgjidh as problemin e serbëve që do të mbesin të jetojnë në Kosovë, pas shkëmbimit të territoreve”, tha Bieber, për “FoNet”

Ai dyshon në gatishmërinë e Beogradit dhe Prishtinës për ta zgjidhur këtë problem.

“Nuk e kam fituar përshtypjen se në Beograd dhe në Prishtinë duan të zgjidhin këtë çështje. Beogradi, për shkak të BE-së, vetëm flet për një zgjidhje. Në të njëjtën kohë, për ta [udhëheqësit serbë] do të ishte ideale të mos gjejnë zgjidhje dhe për këtë të fajësojnë palën kosovare”, tha Bieber, i cili problemin tek pala kosovare e sheh tek mospajtimet mes presidentit Thaçi dhe kryeministrit Haradinaj.

Sipas tij, “Thaçi po i dërgon mesazhe Perëndimit se si ai po bën gjithçka që ta zgjidh problemin, duke u përpjekur të sigurojë përkrahjen që të mbetet në pushtet dhe të mos jetë i akuzuar për disa gjëra që i ka bërë në të kaluarën”.

 

Bieber vlerëson se krerët e pushtetit në Serbi dhe në Kosovë nuk komunikojnë në mënyrën që nënkupton zgjidhje dhe marrëdhënie të mira ndërfqinjësore, për dallim nga qeveritë e Maqedonisë dhe Greqisë.

“Ato kanë bërë përpjekje që të ndryshojnë mënyrën e komunikimit, kurse mesazhi nga Beogradi dhe Prishtina është – ne urrehemi, por do të arrijmë marrëveshje përmes urrejtjes”, ka thënë Bieber. /Telegrafi/

Gazeta serbe: Pesë skenarët për zgjidhjen e çështjes së Kosovës
Pse kinezët shënojnë vitin e ri hënor?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration