Beograd: Marsh përkujtimor për viktimat e Srebrenicës
Rajoni dhe Politika

Beograd: Marsh përkujtimor për viktimat e Srebrenicës

12.Jul.2019 09:39
0

Në Beograd të Serbisë, është organizuar një marsh përkujtimor për viktimat e masakrës së Srebrenicës, në të cilën, 24 vjet më parë, forcat serbe të Bosnjës, vranë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë.

Marshi, i organizuar nga Iniciativa e të Rinjëve për të Drejtat e Njeriut, u zhvillua në sheshin ndërmjet presidencës së Serbisë dhe Parlamentit.

Në këtë ngjarje kanë marrë pjesë edhe ambasadorët e SHBA-së, Gjermanisë, Kanadasë dhe Australisë.

Pjesëmarrësit, përkujtuan viktimat e Srebrenicës përmes ndezjes së qirinjëve.

“Respektimi i viktimave të gjenocidit në Srebrenicë, nga përfaqësuesit e qeverisë duhet të jetë baza- jo vetëm deklarative- e një politike proaktive të paqes dhe stabilitetit të Serbisë”, u tha në deklaratën e Iniciativës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut.

Me rastin e shënimit të 24 vjetorit të masakrës së Srebrenicës,
në një deklaratë të përbashkët, të nënshkruar nga njëmbëdhjetë organizata joqeveritare, thuhet se “është një fakt i turpshëm që asnjë nga zyrtarët e Republikës së Serbisë – që nga viti 1995 – nuk e ka karakterizuar Srebrenicën si gjenocid. Kjo konfirmon vazhdimësinë e mohimit të gjenocidit në nivel shtetëror dhe të shoqërisë”.

 Incident në shfaqjen përkujtuese për Srebrenicën 

Disa persona me bluza, në të cilat ishte vendosur fotografia e të dënuarit nga Gjykata e Hagës për krime lufte në Bosnje, Radovan Karaxhiq, dhe me mbishkrimet “Nuk dorëzohem” kanë hyrë në sallën ku po mbahej një performancë e regjisorit, Zlatko Pakoviq me titull “Srebrenica. Kur ne të vrarët, ngritemi”.

Gazetarët e Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, kanë raportuar se, këta persona kanë provuar të ndalonin fjalimin e Patkoviqit.

Ata u kanë thënë të pranishmëve në sallë se “Srebrenica nuk është gjenocid”.

Pakoviq u tha atyre se do të kenë mundësinë të flasin, por pas mbajtjes së shfaqjes.

“Unë shpresoj se një ditë do të turpëroni nga ajo që po bëni”, tha Pakoviq.

Organizimi i kësaj shfaqje të regjisorit Pakoviq është përkahur nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut.

Masakra e Srebrenicës është cilësuar si më e rënda në Evropë që prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ndërsa nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës është njohur si gjenocid./ REL

Video e rrallë: Këngë e valle në familjen e Adem Jasharit para luftës
Plani i Macronit për Kosovën dhe Serbinë, sipas gazetarit të njohur francez
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration