Bekim Balaj, heroi i Sturm Grazit
Sport

Bekim Balaj, heroi i Sturm Grazit

05.Aug.2019 08:14
0

Debutim ëndrrash për Bekim Balajn në kampionatin austriak. Në ndeshjen e tij të parë me fanellën e Sturm Grazit, për javën e dytë të kampionatit kundër Wolfsberger, sulmuesi shkodran shënoi një gol me shumë peshë, pasi rezultoi me vlerë 3 pikëshi për ekipin e tij.

Balaj, që u aktivizua titullar në këtë takim, e tundi rrjetën që në minutën e pestë pasi u shërbye nga Huspek.

Shtatlarti i Kombëtares Kuqezi qëndroi në fushë deri në minutën e 63-të, kur u zëvendësua na Pink.

Vetëm 5 minuta më vonë Huspek i Sturmit mori kartonin e dytë të verdhë, megjithatë ekipi i Balajt u mbrojt mirë në minutat e mbetura, duke i dhënë vlerë maksimale golit të sulmuesit shkodran, me rezultatin përfundimtar 0-1./

The Sun: Forma e Granit Xhakës, shqetësuese për Arsenalin
Shpikësi francez kalon Kanalin anglez me fluturaken e veçantë (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration