BE: Puna në kuadër të dialogut duhet vazhduar, a mori Qeveria Hoti ftesë për takimin e radhës?
Rajoni dhe Politika

BE: Puna në kuadër të dialogut duhet vazhduar, a mori Qeveria Hoti ftesë për takimin e radhës?

08.Jan.2021 08:16
0

Çështja e dialogut Kosovë-Serbi, apo një nga zhvillimet kryesore sa i përket shtetësisë së Kosovës, rinisi në muajin korrik 2020, pas një pauze afro dy vjeçare, shkaku i vendosjes së masës së reciprocitetit dhe taksës 100% ndaj mallrave serbe. 

Gjatë vitit 2020 u zhvilluan vetëm dy takime fizike në mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti si dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Njëri nga takimet u zhvillua në Washington, kurse një takim tjetër virtual u zhvillua në samitin e Parisit, teksa pati vetëm gjashtë takime në nivel të ekspertëve.

Por pavarësisht situatës politike dhe institucionale në vend, e ndryshimeve që erdhën së fundi të cilat edhe qojnë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme, nga Bashkimi Evropian u deklaruan se dialogu duhet të vazhdojë qoftë si qoftë situata.

Ditë më parë, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, deklaroi se puna në kuadër të zhvillimit të dialogut duhet vazhduar.

Stano madje u bëri thirrje autoriteteve në Kosovë dhe Serbi që të punojnë ngushtë dhe të respektojnë marrëveshjet e arritura deri më tani.

Lidhur me zhvillimet në dialog dhe takimet në mes palës kosovare dhe asaj serbe, lajmi.net ka kontaktuar Qeverinë e Kosovës, të cilët deklaruan se deri më tani nuk kanë pasur ndonjë ftesë zyrtare sa i përket takimit të radhës në kuadër të dialogut. 

“Nuk kemi pasur ndonjë ftesë/kërkesë nga Bashkimi Evropian për ndonjë takim në kuadër të procesit të dialogut me Serbinë. Në momentin që do të kemi një propozim të tillë edhe do të vendosim si të veprojmë”, u tha në përgjigjen e Zyrës për Informim nga Qeveria Hoti.

Të pyetur nga lajmi.net nëse si Qeveri e Kosovës në detyrë do të mund të kryejnë obligimet e kërkuara nga BE-ja për dialogun, të njëjtit deklaruan se do t’i kryejnë të gjitha obligimet në përputhje me statusin që mbajnë tani për tani.

“Por e keni parasysh qëndrimin e bërë publik tashmë nga ana e Kryeministrit se si Qeveri në Detyrë do të kryejmë të gjitha obligimet në përputhje me këtë status”, u tha në përgjigjen nga Qeveria Hoti e dhënë për lajmi.net.

Edhe pse në kuadër të dialogut parashihet të arrihet edhe marrëveshja e shumëpritur Kosovë-Serbi, apo njohja e shtetësisë së Kosovës, dialogu i vitit 2020 është konsideruar si i dështuar.

Megjithëse ishte proklamuar se mund të jetë vit i marrëveshjes finale, një gjë e tillë nuk u arrit, ani pse u nënshkrua një marrëveshje ndërmjet dy vendeve në Uashington.

Përveç marrëveshjes së arritur në Washington, për të cilën u tha se është më shumë ekonomike por që nuk munguan as çështjet politike, nuk u arrit njohja reciproke. Duhet përkujtuar se ka rreth katër muaj që Hoti e Vuçiq nuk janë takuar pas dallimeve për themelimin e Asociacionit të komunave serbe në Kosovë

“Emisari” i Serbisë për Kosovë hidhëron Haradinajn me Hotin (video)
Në Preshevë dhe Bujanoc pritet sot të nis vaksinimi kundër Covid-19
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration