BE-ja me deklaratë të qartë: Asociacioni s’do të jetë pushtet paralel dhe s’do të ketë kompetenca ekzekutive
Rajoni dhe Politika

BE-ja me deklaratë të qartë: Asociacioni s’do të jetë pushtet paralel dhe s’do të ketë kompetenca ekzekutive

28.Oct.2020 07:51
0

Qëndrimi i Bashkimit Evropian është që Asociacioni i komunave me shumicë serbe “nuk do të jetë pushtet paralel dhe nuk do të miratojë ligjet e veta”, dhe këtë “shumë qartë” e ka thënë në Kuvendin e Kosovës më 6 maj të vitit 2016 përfaqësuesja e lartë e atëhershme e BE-së, Federica Mogherini.

Këtë për agjencinë serbe të lajmeve “Beta” e ka thënë Peter Stano, zëdhënës i përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrell, në kërkesën e agjencisë për të sqaruar nëse Borrelli dhe i dërguari special i BE-së, Misorlav Lajçak, edhe sot mbështesin porosinë e Mogherinit në letrën që ia kishte dhënë qeverisë në Kosovë, por jo edhe asaj në Beograd, letër kjo e gushtit të vitit 2015, ku thotë se AKS-ja “nuk do të ketë kompetenca ekzekutive”.

Përmbajtjen e kësaj letre, kohë më parë e zbuloi ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ndërsa e njëjta mban datën e një dite para nënshkrimit të marrëveshjes finale mes Kosovës dhe Serbisë për themelimin e AKS-së.

“Ne do të donim t’ju orientonim”, thuhet në përgjigjen e Stanos drejtuar “Beta”-s, “në deklaratën e ish-Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Mogherini, në Kuvendin e Kosovës më 6 maj 2016, ku ajo qartë e ka sqaruar qëndrimin e Bashkimit Evropian”, transmeton zeri.

 

Dhe, siç deklaroi më tej zëdhënësi i Borrellit, “kjo do të thotë se: Asociacioni/Bashkësia e komunave me shumicë serbe në Kosovë nuk do të jetë pushtet paralel brenda Kosovës dhe nuk do të miratojë ligjet e veta”.

 

Sipas Stanos, Mogherini po ashtu ka nënvizuar se, AKS-ja “do të krijohet brenda kornizës ekzistuese të ligjeve dhe autoriteteve të Kosovës... do t’i zbatojë konkluzat e fundit të Gjykatës Kushtetuese, të cilat ofrojnë udhëzime për të siguruar që, pasi të hartohet, Statuti i Asociacionit/Bashkësisë të jetë pasqyrim i ligjeve të Kosovës”.

Dhe, siç pati thënë Mogherini atëherë, AKS-ja “do t’ia mundësojë komunitetit serb në Kosovë që të integrohet plotësisht në shoqëri”.

“Beta” në kërkesën e saj drejtuar zyrtarëve të BE-së ka thënë se Lajçaku, pas publikimit të letrës nga Mustafa, nuk e ka komentuar, kundërshtuar apo konfirmuar përmbajtjen e saj.

Disa zyrtarë serbë këtë e kanë vlerësuar, siç shkruan “Beta”, si “goditje pas shpine për Beogradin”, ndërsa u ngrit çështja e depërtimit dhe besimit në BE si një ndërmjetës në dialogun Beograd-Prishtinë.

Rexhepi: Diskutimet për buxhetin e komunës dhe premtimet po rezultojnë si “flluska sapuni”
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov anulon vizitën në Ballkan
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration