BE e detyron Serbinë t’ia rikthejë vizat Iranit, ia kishte hequr pse s’e njeh Kosovën
Rajoni dhe Politika

BE e detyron Serbinë t’ia rikthejë vizat Iranit, ia kishte hequr pse s’e njeh Kosovën

11.Sep.2018 01:09
0

Qeveria e Serbisë ka ndërprerë heqjen e vizave për qytetarët e Iranit, transmeton Koha.net.

Këtë e ka bërë pas presioneve dhe kritikave të shumta nga Bashkimi Evropian. Vendimi për ndërprerje është marrë më 8 tetor.

Irani është njëri nga disa vendet islamike që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Për këtë arsye këtij vendi, në gushtin vitit 2017 iu kishte hequr regjimi i vizave me Serbinë, përcjell gazeta “blic” e Beogradit.

Qëkur ishin hequr vizat, shumë iranianë përmes Serbisë kishin ikur në vendet perëndimore.

Këshilli i Evropës para disa muajve kishte thënë se Serbia duhet ta respektojë politikën e vizave sipas asaj të Bashkimit Evropian.

Një parti gjermane është kundër hyrjes së vendeve të Ballkanit në BE
Tri tema të reja të Serbisë në dialogun me Kosovën
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration