BE aprovon përdorimin e kanabisit mjekësor për trajtimin e epilepsisë
Trupi dhe shëndeti

BE aprovon përdorimin e kanabisit mjekësor për trajtimin e epilepsisë

24.Sep.2019 15:08
0

Bashkimi Evropian (BE) ka aprovuar për herë të parë përdorimin e kanabisit mjekësor që synon trajtimin e pacientëve me dy forma të rralla të epilepsisë nga fëmijëria.

Mjekët tash e tutje mund t’iu përshkruajnë Epidyolex – një zgjidhje orale e kanabidiolit, e cila vjen nga bima e kanabisit – pacientëve me epilepsi.

Disa prindër dëshirojnë alternativa të tjera për trajtim, që nuk përmbajnë kanabidiol.

“Ky ilaç i ri do të sjellë shpresë për disa familje dhe miratimi i BE-së konsiderohet si një hap pozitiv. Kanabisi medicinal, megjithatë, mbetet ende një fushë e minuar mjekësore dhe ka shumë pengesa përpara”, deklaroi Ley Sander, Drejtor Mjekësor në Shoqërinë e Epilepsisë dhe Profesor i Neurologjisë në Kolegjin Universitar të Londrës.

Ilaçi nuk përmban asnjë nga komponentët psiko-aktivë të kanabisit.

Epidyolex është aprovuar si një mundësi trajtimi për fëmijë më të ri se dy vjeç me sindromën Lennox-Gastaut ose sindromën Dravet – gjendje të vështira shëndetësore për tu trajtuar që mund të shkaktojnë kriza të shumta në ditë.

Ramos: Do të luaja tenis nëse do të doja trofe individual
Samsung galaxy s11e mund të ketë dy ekrane, sugjeron patenta
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration