Basketboll femra/ Hidhet shorti për Olimpiadën Tokio 2020
Sport

Basketboll femra/ Hidhet shorti për Olimpiadën Tokio 2020

28.Nov.2019 11:43
0

Në Zvicër u hodh shorti për fazën e fundit kualifikuese të Lojrave Olimpike 2020 në basketbollin e femrave, teksa 16 ekipet pjesëmarrëse do të konkurojnë mes tyre në katër grupe me nga 4 skuadra, ku 3 të parat do të kualifikohen për në Olimpiadën e vitit të ardhshëm. Në selinë e FIBA, goglat e shortit përcaktuan rrugën drejt Tokios, teksa katër grupet do t’i zhvillojnë sfidat e tyre në 4 qytete të ndryshme, teksa janë përcaktuar që më parë dhe vendodhja e qyteteve organizatore të kualifikueseve që janë, Ostende e Belgjikës, Foshan e Kinës, Buges në Francë dhe Beograd. Sh.B.A. dhe vendi organizator i Japonisë do të kualifikohen automatikisht në fazën finale pavarësisht rezultateve në kualifikuese, e para si kampione olimpike në fuqi dhe e dyta si vend organizator.

Pikërisht SHBA u shortua në të njëjtin grup me Nigerinë, Serbinë dhe Mozambikun. Në grupin e 2-të skuadrat pjesëmarrëse janë Franca, Porto Riko, Brazili dhe Australia dhe mund të konsiderohet dhe si shorti më i vështirë për këto ekipe ndërsa në grupin e 3-të bëjnë pjesë Korea e Jugut, Kina, Britania e Madhe dhe Spanja ndërsa në grupin e fundit u shortuan Kanadaja, Japonia, Suedia dhe Belgjika.

Këshilli Kombëtar Shqiptar uron 28 nëntorin
Keni probleme me shikimin? Mësoni se si mund të shihni më mirë pa syze
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration