Bashkësia Islame e Kosovës vendos të mos falet Kurban Bajrami nëpër xhami (video)
Rajoni dhe Politika

Bashkësia Islame e Kosovës vendos të mos falet Kurban Bajrami nëpër xhami (video)

30.Jul.2020 12:45
0

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, në një adresim para mediave të mbajtur sot ka thënë se për shkak të gjendjes së rënduar me COVID-19, të premten nuk do të falet Kurban Bajrami nëpër xhamitë e Kosovës.

Ai ka thënë se këtë hap e kanë ndërmarrë për të ruajtur shëndetin publik, përcjell Ksp-ja dhe se nesër sikurse dhe 10 ditët tjera do të pezullohet falja në të gjitha xhamitë e Kosovës.

Myftiu Tërnava ka apeluar që qytetarët t’i shmangim vizitat dhe tubimet e festës së Bajramit.

“Në këtë kohë pandemie të kemi mirëkuptim dhe solidaritet për ata që kanë nevoje. Ju ftojë të gjithëve t’i shmangim vizitat, përshëndetjet tradicionale me duar. Dhe tubimet e shumë njerëzve qoftë në ambiente të hapura apo të mbyllura”, tha ai. 

 

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës hap konkursin për 1.034 specializantë
Kufizimet e udhëtimeve në vendet e Bashkimit Evropian (lexo zonat e rrezikut)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration