Barku i fryrë nuk është gjithmonë i parrezikshëm: Pesë situata kur stomaku zbulon sëmundjen serioze
Trupi dhe shëndeti

Barku i fryrë nuk është gjithmonë i parrezikshëm: Pesë situata kur stomaku zbulon sëmundjen serioze

08.Oct.2019 08:15
0

Gazrat dhe stomaku i fryrë mund të jenë rezultat i ushqimit të keq, mirëpo ndonjëherë sinjalizon diçka krejtësisht serioze

Komplikimet e mundshme

Infeksioni i rrugëve urinare. Infeksioni i rrugëve urinare na detyron të shkojmë shpesh në WC. Ndonjëherë ka edhe efekt që personi të mendojë që duhet patjetër të urinojë, madje edhe kur sapo ka urinuar, transmeton Telegrafi.

Janë presion tipik në bark dhembjet dhe fryrja, ndërsa bashkë me të edhe simptomat siç janë: krupa, ethet dhe vjellja. Fryrja në atë rast mund të jetë madje e lidhur me infeksionin e fuqishëm të veshkave.

Sëmundjet e mëlçisë

Sëmundjet e mëlçisë mund të jenë të shkaktuara me alkool, hepatitin C apo kancer. Me atë rast shpesh vjen deri te grumbullimi i lëngjeve për shkak të të cilave stomaku fryhet.

Sëmundja përflakjeve të zorrëve

Sëmundja e përflakjeve të zorrëve pikërisht është përflakja e cila ndikon në zorrën e trashë dhe në zorrën e hollë. Simptomat janë diarreja, fryrja dhe dhembjet në zonën e stomakut.

 

Studimet kanë treguar që sëmundja e Kronit është më e shpeshtë te personat të cilët nuk e përballojnë laktozën. Intoleranca ndaj laktozës mund të shkaktojë gazrat për shkak të të cilave stomaku fryhet.

Sëmundja divertikulare

Divertikulitis është përflakja dhe krijimi i qeskave të cilat quhen divertikula dhe gjenden në muret e organeve siç janë zorrët. Personat të cilët vuajnë nga kjo gjendje më së shpeshti ndiejnë dhembje të vrullshme në pjesën e poshtme të stomakut.

Më së shpeshti e ndiejnë në pjesën e poshtme të anës së majtë të stomakut. Bashkë me këtë lidhen edhe simptomat siç janë: krupa, diarreja, kapsllëku dhe fryrja.

Stresi

Kur personi është nën stresin kronik, hormonet e stresit, siç është kortizoli, fillojnë të prodhohen në sasi më të mëdha. Bashkë me këtë zvogëlohen hormonet të cilat ndihmojnë në tretje, andaj vjen deri te kapsllëku dhe fryrja. 

Thiem triumfon në Pekin
Mercedes Benz X-Class, koncepti 6×6
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration