Barcelona i jep ultimatum talentit amerikan
Sport

Barcelona i jep ultimatum talentit amerikan

21.Jan.2020 07:49
0

Bracelona i ka dhënë ultimatum talentit amerikan Konrad De La Fuente për nënshkrimin e kontratës së re, raportoi “ESPN” të hënën. 

De La Fuente, 18-vjeçar, nuk është pajtuar me kontratën e re që i është ofruar nga Barcelona dhe është duke u lidhur me një transferim të mundshëm te skuadra e Bundesligës gjermane Hertha.

Ish-përzgjedhësi i SHBA-së, Juergen Klinsmann, është në krye të Herthas. Por Barcelona është e interesuar të mbajë talentin amerikan dhe i ka ofruar kontratë të re me pagë fillestare prej 450 mijë euro në vit që do të rritet deri në 600 mijë euro me kalimin e kohës.

Kontrata do të jetë trivjeçare. Në rast se De La Fuente nuk firmos kontratën, atëherë ai mund të bllokohet te Barcelona deri në fund të stinorit.

Trump: Linja Kosovë – Serbi, një tjetër fitore
Oxfam: Miliarderët e botës kanë pasuri më shumë se 4.6 miliardë njerëz
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration