Barcelona e mposht sërish Realin në Bernabeu
Sport

Barcelona e mposht sërish Realin në Bernabeu

03.Mar.2019 08:13
0

Pasi e mposhti në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit me rezultat prej 0-3, Barcelona e ka mposhtur edhe sot Real Madridin në Santiago Bernabeu në kuadër të ligës.

Mysafirët ishin më efikas në këtë takim, duke arkëtuar pikët e plota me rezultat minimal, transmeton Koha.net.

Ishte Ivan Rakitiq ai që shënoi golin e vetëm në këtë takim kur po luhej minuta e 26 pas asistimit nga Sergi Roberto.

Në pjesën e parë gjithashtu pati një përplasje ndërmjet Sergio Ramosit dhe Leo Messi, me këtë të fundit që mori një goditje në fytyrë nga kapiteni i Real Madridit gjatë një dueli.

Barcelona në krye të tabelës tani ka 60 pikë, derisa Real Madridi në vendin e tretë ka 48 pikë.

 
Aktivistë të Partisë Demokratike vendosin lule në rrugët me gropa të qytetit në Bujanoc
PVD: Mentalitetin e kopjimit të luleve PD e ka mbjell edhe tek të rinjët
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration