Babai i James: Kalimi i tij në Juventus do të ishte ideal
Sport

Babai i James: Kalimi i tij në Juventus do të ishte ideal

06.Feb.2019 17:16
0

Babai i James Rodriguez ka thënë se mesfushori i Bayern Munichut do ta merrte vendimin e duhur sikur të vendoste t’i bashkohej Juventusit verën që vjen.

Bayern Munichu nuk pritet ta shfrytëzojë mundësinë për ta blerë Jamesin nga Real Madridi për 47 milionë euro këtë verë, prandaj babai i kolumbianit beson se djali i tij do të përshtatej në Juventus, transmeton Gazeta Express.

“Ai ka marrë shumë oferta”, tha Wilson Rodriguez.

“Juventus? Ai është shumë i afërt me Cristiano Ronaldon. Për mënyrën sesi e shoh unë futbollin italian, kalimi në Juventus do të ishte vendim i mirë”, shtoi ai.

27-vjeçari i ka shënuar tri gola në 12 paraqitje për gjigantin gjerman këtë sezon, edhe pse është përballur me një lëndim në gju.



Kosovë, kryekuvendari Veseli firmosi vendimin për statutin e Trepçës (Dokument)
Në Spanjë mbajnë frymën para “El Clasico”, formacionet Barcelona-Real
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration