Ava Max fiton një çmim në MTV EMA 2019
Kulturë

Ava Max fiton një çmim në MTV EMA 2019

04.Nov.2019 08:46
0

Mbrëmë në Sevilla të Spanjës është mbajtur ngjarja e ndarjes së çmimeve MTV Europe Music Awards për vitin 2019.

Në mesin e fitueseve të çmimeve për këtë vit është edhe këngëtarja shqiptare Ava Max.

Ajo ka fituar çmimin për “Best Push” (“Depërtimi i Vitit”), në konkurrencë me Billie Eilish CNCO, H.E.R., Jade Bird, Juice WRLD, Kiana Ledé, Lauv, Lewis Capaldi, Lizzo, Mabel dhe Rosalia.

25-vjeçarja hyri në këtë garë me dy nominime - për “Artisten e Re Më të Mirë” dhe për “Depërtimin e Vitit”.

Edhe një tjerë shqiptare e njohur ishte pjesë e kësaj gare, Bebe Rexha, e nominuar për çmimin “Bashkëpunimi Më i Mirë” me The Chainsmokers për këngën “Call You Mine”. Fituese në këtë garë u shpall Rosalia, J Balvin ft. El Guincho me këngën “Con Altura”, derisa në garë ishin edhe Shawn Mendes dhe Camila Cabello me këngën “Señorita”.

Çmimi për “Videon Më të Mirë” e fitoi Taylor Swift ft. Brendon Urie of Panic! At The Disco “ME!”, derisa “Artisti Më i Mirë” u zgjodh Shawn Mendes.

Kënga më e mirë u shpall “Bad Guy” e Billie Eilishit, e cila ishte në garë të fortë me Lil Nas X ft. Billy Ray Cyrus me këngën “Old Town Road” (Remix), Post Malone dhe Swae Lee me “Sunflower” dhe Shawn Mendes dhe Camila Cabello me këngën “Señorita”.

Çmimin si “Këngëtarja Më e Mirë” në zhanrin pop e fitoi Halsey, e cila ishte në garë me Ariana Granden, Becky G, Camila Cabello, Jonas Brothers dhe Shawn Mendes.

Në këtë garë u ndan edhe çmimet për “Rokerin Më të Mirë” që u shpall Green Day, Nicki Minaj për hip-hop, për “Interpretimin Më të Mirë Live” çmimin e mori BTS.

Çmimi për “Alternativën Më të Mirë” i takoi FKA Twigs, për elektronikë Martin Garrixit dhe për “Dukjen Më të Mirë” këngëtares Halsey.

copy(/home/titulli/public_html/images/image/va%20Max.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Apple kërkon nga Trump përjashtimin nga tarifat, për komponentët e iPhone të prodhuar në Kinë
Zbulohen dhëmbët e peshkaqenit më të madh parahistorik në botë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration