Austria rihap kufijtë ajrorë me shtetet e Ballkanit, përfshirë edhe Kosovën dhe Shqipërinë
Rajoni dhe Politika

Austria rihap kufijtë ajrorë me shtetet e Ballkanit, përfshirë edhe Kosovën dhe Shqipërinë

31.Jul.2020 22:26
0

Aeroplanët nga 18 shtete që e kishin ndaluar përkohësisht aterrimin në aeroportin e Vjenës, lejohen të aterrojnë përsëri. Por, të gjithë udhëtarët që vijnë nga zonat e rrezikut duhet të dëshmojnë testin PCR negativ.

Ndalimet e fluturimit nga 18 vende do të përfundojnë në mesnatën e 31 korrikut. Kështu thuhet në një njoftim për shtyp të bërë nga Aeroporti i Vjenës, raporton oe24.at, përcjell Albinfo Austria.

Por duhet të keni kujdes: Të gjithë udhëtarët që zbresin në Aeroportin e Vjenës duhet të dëshmojnë një test PCR negativ jo më të vjetër se tre ditë ose duhet të ta pranojnë kushtin e vet-izolimit dhjetë ditor dhe të kërkojnë që testin PCR ta bëjnë në Austri brenda 48 orëve.

Kufizimet e udhëtimeve në vendet e Bashkimit Evropian (lexo zonat e rrezikut)
Sadriu: Janë mbledhur mbi 25 milionë euro për ndërtimin e Xhamisë së Madhe
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration