"Asnjë zë tjetër", libri më i ri poetit Bashota
Kulturë

"Asnjë zë tjetër", libri më i ri poetit Bashota

08.Jan.2019 15:24
0

Këto ditë Shtëpia Botuese e Kolegjit AAB botoi dhe promovoi librin me poezi me titullin “Asnjë zë tjetër” të poetit Sali Bashota. Libri e ka një përkushtim të veçantë për mikun e poetin Basri Çapriqi, duke  nderuar kujtimin për të me poezinë  “S’ke me dalë nga parajsa”.

I ndarë dhe i sistemuar në tri cikle: “Nishani”, “Mënjanë” dhe “Afshi”, ky libër poetik është një sprovë e suksesshme lirike e Bashotës, i cili I trajton dhe i poetizon temat e atdheut, të dashurisë, të fatit, të dhimbjes etj., me një sistem të veçantë poetik, por edhe me një domethënie të re ligjërimore, duke i dhënë përparësi ndjenjës, mendimit, figurës, ritmit, por edhe dimensionit, ironik, alegorik, simbolik etj.

Në fakt, “Asnjë zë tjetër” është vazhdimësi e librit me poezi “Në fillimi ishte Drita”( 2017), me të cilin fillon një fazë e re në poezisë së Bashotës, gjithsesi, edhe një receptim i ri i krijimtarisë së tij letrare.

Deri më tani librat me poezi të Bashotës, siç janë: “Albumi i grisur”(1986), “Zogu me profil vjeshte”(1989), “Plagomë”(1994), “Dalje nga trishtimi”(1999), “Bukuri e nëmur”(2006), “Dorëshkrimi i ngjallur”(2011), “Në fillim ishte Drita’( 2017) etj., nga kritika letrare janë vlerësuar si një arritje e suksesshme në poezinë bashkëkohore shqipe.

Gjithashtu, vlerësime të larta për vlerën letrare dhe estetike të poezisë së Bashotës janë dhënë edhe për veprat e tij të përkthyera, siç janë: “Only Death is White”/”Vetëm vdekja është e bardhë”(në gjuhën angleze); “Beauté maudite” /”Bukuri e nëmur” dhe “ Allume la lumière magique” /”Ndiz dritën magjike”( në gjuhën frënge); “Schalte das magische Licht ein”/ “Ndiz dritën magjike”(në gjuhën gjermane); “Il gioco delle foglio”/”Loja e gjetheve”( në gjuhën italiane); “Exilul Sufletului” /”Ekzili i Shpirtit” dhe “Ploaia fara Tine” /”Shiu pa Ty” ( në gjuhën rumune); “När himlen tystnar” /”Kur hesht qielli”(në gjuhën suedeze); “Прокълната красота” /”Bukuri e nëmur”(në gjuhën bullgare): “Ako stanam angel”/”Nëse bëhem engjëll”(në gjuhën maqedone); “Η άλλη όψη του”/ “Pamja tjetër e botës”( në gjuhën greke), “Albán éjszaka”/ “Natë shqiptare”(në gjuhën hungareze) dhe “La ŝtono de la amo”/”Guri i dashurisë”( në gjuhën Esperanto), “Ego”( shqip-english-français).

Poezia e Sali Bashotës është përfaqësuar në shumë antologji brenda dhe jashtë vendit, ndërkaq veprat e tij janë promovuar në Paris, Sète, Bukuresht, Sofie, Basel, Malmö, etj., si dhe në festivale të ndryshme ndërkombëtare të poezisë.

Bashota është nderuar me çmime të larta letrare në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, siç janë: “Pjetër Bogdani” (1999), “Pena e Artë”(1990 dhe 2000), “Menada”(2004) Çmimi i Mitingut të Poezisë në Gjakovë (2006 dhe 2012), “Serembe” (2010), etj.

Bëhet publike kartolina që shkrimtari arbëresh i dërgoi Dritëro Agollit para 35 vjetëve
Mënyrat se si të kuptoni nëse keni ose jo mungesë të vitaminës D
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration