Askush si Mbappe në 45 vitet e fundit në Francë
Sport

Askush si Mbappe në 45 vitet e fundit në Francë

16.Sep.2018 21:09
0

Paris Saint-Germain ka marrë tri pikë të tjera në mbrëmjen e djeshme duke e mposhtur 2-1 ekipin e Lilles, skuadër që mban vendin e dytë në kampionatin francez dhe që tani ndodhet 11 pikë larg kampionëve në fuqi, që kryesojnë me 36 pikë.

Në këtë ndeshje ka shënuar sërish Kylian Mbappe, që i dha avantazhin skuadrës së Tuchel në minutën e 70-të.

Sulmuesi francez ka mposhtur portierin Maignan me një magji nga jashtë zone dhe është bërë lojtari më i ri (19 vjeç, 10 muaj e 13 ditë) që shënon 40 gola në Ligue 1 në 45 sezonet e fundit.

Disa minuta më vonë, Neymar shënoi një tjetër gol për PSG-në pas një tjetër magjie gjithashtu të Mbappes. /Insporti.com

Guardiola thotë se nuk e ka kërkuar asnjëherë transferimin e Messit
Fundjavë e ‘nxehtë’ në futboll, ja sa shumë derbi na presin sot
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration