Artisti i veçantë shqiptar në Gjermani
Kulturë

Artisti i veçantë shqiptar në Gjermani

10.Jan.2019 17:21
0

Ekzekutimet e tij vlerësohen mjaft lart në Gjermani. E këtë e tregojnë më së miri incizimet në radiot më ekskluzive të vendit.

Ndonëse askush nga familja e Drilon Ibrahimit, nuk merrej me muzikë, klarineta është instrumenti që e përcaktoi profesionin e tij.

Pasioni i tij për muzikë u pa që në fëmijërinë e hershme, kur edhe e filloi rrugëtimin e tij si muzikant. Nxënës në Prenk Jakova, ai mori hapat e parë drejtë çfarë do të ishte pjesë e jetës së tij, raporton “Express” i KTV-së.

Klarinetisti i cili atëherë ishte vetëm 17 vjeç, vazhdoi studimet në Gjermani ku tani edhe vepron.

Pas rreth një dekade studime, tani Drilon Ibrahimi punon me mosha të ndryshme si mësues i klarinetës dhe është pjesë e kuartetit “Repentino” me të cilin koncerton më së shpeshti, përcjell albinfo.ch.

Edhe pse Kosova është një vend ku nuk mungojnë talentet në muzikë, sipas klarinetistit prishtinas, kjo fushë vazhdon të mos vlerësohet mjaftueshëm.

Kuarterti “Repentino”, mban koncerte në vende të ndryshme, duke e njoftuar publikun me tinguj të muzikës popullore të vendeve prej nga vijnë pjesëtarët e grupit.

E rëndësishme për një performancë të mirë është kimia në kuartet e cila pastaj reflekton edhe tek publiku.

Vendet e mëdha vazhdojnë të jenë shpresa e vetme për shumë muzikantë të talentuar nga Kosova. Përveç mosvlerësimit të mjaftueshëm, në vendin tonë nuk ekzistojnë as kushtet primare për zhvillimin e talenteve, duke filluar nga mungesa e një salle koncertale e më gjerë.

Ekzekutimet e tij vlerësohen mjaft lart në Gjermani. E këtë e tregojnë më së miri incizimet në radiot më ekskluzive të vendit.

 
Isa Boletini, për Daily Telegraph (1913): Gjithë jetën time, deri në çlirim apo në vdekje, unë do të luftoj serbët, grekët, malazezët…
Arsenali ka marrëveshje me Suarezin, por nuk ka para për transferimin e tij
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration