Arsenali mund të lëshojë Mustafin në huazim
Sport

Arsenali mund të lëshojë Mustafin në huazim

14.Aug.2019 07:21
0

Arsenali është i vendosur që të largojë Shkodran Mustafin nga skuadra, ka shkruar "The Sun" të martën.

 

Mbrojtësi Mustafi është kritikuar vazhdimisht edicionin e kaluar nga tifozët e klubit londinez, që ka pritur gjatë tërë verës për skuadra të interesuara për ish-reprezentuesin gjerman.

Pasi nuk ka marrë një ofertë të pranueshme, Arsenali tani është i gatshëm edhe të huazojë Mustafin. Kështu Arsenali do të hiqte barrën e ndarjes së pagës prej 80 mijë funtesh në javë, sa e ka Mustafi.

Sipas "The Sun", trajneri Unai Emery i ka thënë Mustafit se nuk ka të ardhme në klub dhe se duhet të rifillojë karrierën e tij në një klub tjetër. 27-vjeçari i kishte kushtuar Arsenalit plot 35 milionë funte, tre vjet më parë, kur u transferua nga Valencia. Tani mund të shitet për 15 milionë funte.

Arsenali do të ketë shtatë mbrojtës qendrorë në dispozicion, kur të gjithë të jenë të gatshëm. Mustafi është në fund të listës në të cilën llogarit Emery, ndërsa nuk ishte në skuadër për ndeshjen ndaj Newcastles fundjavën e kaluar. Sipas gazetës angleze, Mustafi ka pranuar se duhet të lëvizë për te ndonjë skuadër tjetër, pasi ka refuzuar të largohet në dy vjetët e kaluar. Skuadra nga Italia kanë pyetur për Mustafin, por ai mund të huazohet te gjigantët turq, Fenerbahçe ose Galatasaray, me kusht që transferimi të bëhet i plotë pas një viti.

Mustafi ka kohë që nuk ftohet nga Gjermania, me të cilën kishte fituar titullin e botës. Ai ka luajtur edhe te Sampdoria në Itali dhe është pritur të bëhet prej mbrojtësve më të mirë në Evropë. Për gabimet e shumta në edicionin e kaluar, kanë ulur ndjeshëm vlerën e tij.

Muri i Berlini më famëkeqi në botë
Nga 2020-a, sistemi autonom i frenimit tek automjetet do të jetë i obligueshëm
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration