Arsenali ka marrëveshje me Suarezin, por nuk ka para për transferimin e tij
Sport

Arsenali ka marrëveshje me Suarezin, por nuk ka para për transferimin e tij

10.Jan.2019 17:24
0

Arsenali ka rënë dakord mbi kushtet personale me Denis Suarez, por po përpiqet të largojë çmimin e kërkuar prej 10 milionë funtesh nga Barcelona.

Topçinjtë kanë një buxhet të limituar këtë muaj pas shpenzimeve në tri afatet e mëparshme të transferimeve.

 

Kështu, klubi londinez nuk pritet të bëjë shpenzime gjatë afatit kalimtar të janarit.

Gazeta Marca beson se klubi nga Londra Veriore nuk kanë para praktikisht, pasi ata nuk janë në gjendje të paguajnë 10 milionë funte apo 11 milionë euro për 25-vjeçarin.

Menaxheri Unai Emery dëshiron të shtojë një tjetër anësor në skuadrën e tij dhe ka vënë në dukje Suarez si një opsion të përshtatshëm.

E gjithë kjo pasi trajneri spanjoll ka punuar me të për një sezon tek Sevilla.

Barcelona i ka premtuar Suarezit se ai mund të largohet këtë muaj, por ata do të vazhdojnë të mbajnë një pagesë.

 

Në anën tjetër, Arsenali është i interesuar në një marrëveshje huazimi. 

Artisti i veçantë shqiptar në Gjermani
Special One’ zbulon të ardhmen e tij
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration