Arrestohet për kthim të kilometrazhit, rrezikon 30 vjet burg
Atraktive

Arrestohet për kthim të kilometrazhit, rrezikon 30 vjet burg

16.Sep.2018 21:09
0

Një tregtar i makinave të dorës së dytë në SHBA kishte kthyer mesatarisht për rreth 200,000 km për çdo veturë të shitur.

Praktika e shitësve të makinave që shesin me kilometrazhin e kthimit nuk ndodh vetëm në Kosovë, por është e pranishme në shumë vende të botës, transmeton KP.

Kështu, këtë vit në Spanjë, u organizua një gjyq për një grup të organizuar që manipuloi kilometrazhin e 305 veturave me më shumë se 150 shitës të makinave në atë vend.

Rasti më i fundit u regjistrua në Alabama, SHBA. Qeveria federale e SHBA ka akuzuar Randy Green, pronar i një firme të shitjes së makinave në Hantsville, për kthim të kilometrazhit në të paktën 12 automjete të shitura në mes të tetorit 2014 dhe nëntorit 2016.

Ministria e Drejtësisë tha se Green mesatarisht ktheu rreth 200.000 km në automjetet e shitura. Rasti më drastik është një makinë që i është shitur një blerësi të mashtruar me rreth 350,000 km më pak sesa kishte kaluar aktualisht.

Për çdo makinë në të cilën ai ktheu kilometrazhin ai rrezikon dënim deri në 3 vjet burg dhe deri 250,000 dollarë gjobë, dhe sipas ligjit në fuqi, gjithsej mund të dënohet deri në 30 vjet burg.

Si erdhi në pushtet Angela Merkel, gruaja e parë që në historinë e Gjermanisë arriti të bëhet kancelare (Foto)
A duhet të bashkohen Kosova dhe Shqipëria? Flet zëvendësministri i Shqipërisë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration