Arrestohet në Tiranë një rus për terrorizëm
Rajoni dhe Politika

Arrestohet në Tiranë një rus për terrorizëm

12.Jul.2019 12:07
0

Policia e Shtetit në Shqipëri në bashkëpunim me agjencitë ligj zbatuese partnere dhe ato të inteligjencës, ka vënë në pranga një 34-vjeçar rus të kërkuar për terrorizëm.

I arrestuari që do të ekstradohet drejt Rusisë është identifikuar si R. M., i lindur dhe banues në Norilsk të Rusisë.

Ky shtetas kishte shkuar si emigrant i paligjshëm në Shqipëri dhe ishte shpallur në kërkim nga Interpoli në Moskë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor në Nadterechni e akuzoi për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë terroriste”, transmeton tch.

Në Qershor të vitit 2013 i njëjti është larguar nga Rusia për në Siri, ku i është bashkuar Shtetit Islamik (ISIS), duke qenë pjesëmarrës aktiv në luftime kundër forcave qeveritare në Siri.

Tre pyetje publike për Shqiprim Arifin nga opozita në Preshevë?
A e dini se si ishte emri i Kosovës në vitin 1405?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration