Arrat dhe bajamet ilaçi për diabetikët
Trupi dhe shëndeti

Arrat dhe bajamet ilaçi për diabetikët

28.Feb.2019 16:36
0

Njerëzit që vuajnë nga diabeti janë subjekt i rrezikut të përjetimit të ngjarjeve të tilla si iktus apo infarkte në një masë dyfish, në krahasim me subjekte të shëndetshme, siç zbulohet nga një kërkim shkencor i kryer nga epidemiologët dhe nutricionistët e ‘’Harvard T.H. Chan School of Public Health’’ në Boston.

Ata sugjerojnë pesë racione nga 28 gramë arra çdo javë duke u munduar të luftojnë të paktën pjesërisht, një rrezik të lartë kardiovaskular, për të cilin diabetikët janë të predispozuar, shkruan gazeta italiane ‘’Il Giornale’’.

Në arritjen e këtij konkluzioni, shkencëtarët, të udhëhequr nga Liu Gang, kanë kryer një studim të gjerë duke parë të dhënat e të ushqyerit të 16 217 personave të të dy gjinive, para dhe pas diagnozës së diabetit, në veçanti të dhënat në lidhje me konsumimin e frutave të thata gjatë disa viteve, transmeton ksp.

Zbulimi gjeti se konsumi i pesë ose më shumë ngrënieve të frutave të thata në javë zvogëlon rrezikun kardiovaskular të një pacienti diabetik me 17% (në veçanti redukton me 20% rrezikun e infarktit dhe 34% rrezikun e vdekjes për shkaqe nga sëmundjet kardiovaskulare.

Bashkë-themeluesi i Apple i shqetësuar që Apple nuk ka një telefon të palosshëm
Përfaqësuesit politik shqiptarë në Medvegjë bojkotuan takimin me presidentin Vuçiq
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration