Apple mund të rimarrë pozitën e dytë nga Huawei, në tregun global të telefonave
Shkencë dhe teknologji

Apple mund të rimarrë pozitën e dytë nga Huawei, në tregun global të telefonave

09.Oct.2019 14:36
0

Huawei është në një situatë të vështirë, me serinë Mate 30 të vjeshtës, duke u prekur nga ndalimi i SH.B.A-ve. 

Kjo u materializua me daljen e telefonit pa shërbimet Google, diçka që ka të ngjarë të mbajë larg klientët e mundshëm kur ai do të bëhet i disponueshëm jashtë Kinës në një datë të panjohur më vonë.  

Huawei dëshiroi të tejkaloj Samsung këtë vit, për t’u bërë shitësi numër një i telefonave në botë, por, përkundrazi, ka të ngjarë të bie përsëri në vendin e tretë, sipas një studimi të fundit të DigiTimes

Ndërkohë, Apple dhe linja e tyre e fundit, iPhone 11, po shijojnë një pritje shumë të suksesshme në treg. 

Telefonat po performojnë mirë, deri në pikën ku porositë e prodhimit janë rritur, sipas raporteve. 

Nën status quo-në e tanishme, Apple ka të ngjarë të rimarrë vendin e dytë në tremujorin e fundit të vitit 2019 – të cilën humbi ndaj Huawei pak më shumë se një vit më parë – duke e shtyrë Huawei përsëri në vendin e tretë në renditjen globale të shitësve të telefonave. 

Nuk ka raste të ebolas në suedi
Turqia nis me sulme ajrore ofensivën në Siri
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration