Ancelotti në mbledhjen me arbitrat: Nuk e dimë kush i gjykon ndeshjet
Sport

Ancelotti në mbledhjen me arbitrat: Nuk e dimë kush i gjykon ndeshjet

20.Nov.2019 10:51
0

Në një takim informues mes arbitrave, trajnerëve dhe kapitenëve të skuadrave të kampionatit italian, ka qenë i pranishëm edhe tekniku i Napolit, Carlo Ancelotti, që ka ngritur shqetësimet e tij ndaj dizenjatorit të arbitrave, Rizzoli.

Ky i fundit ka pranuar se arbitri Giacomelli ka gabuar në ndeshjen Napoli-Atalanta, duke mos shkuar të shohë në VAR episodin e minutave të fundit mes Kjaer dhe Llorentes, që ishte penallti e qartë, ndërsa më pas erdhi momenti i Ancelottit.

“Është shumë e rëndësishme të dimë se kush i arbitron ndeshjet, VAR-i, apo arbitri në fushë. Unë shoh që arbitra me eksperiencë si Rocci apo Orsato, arbitrojnë vetë dhe përdorin VAR-in për ndihmë, ndërsa të tjerë më të rinj, dëgjojnë vendimet që u konfirmohen nga salla e VAR-it. Unë mendoj se VAR-i mund të ndërhyjë vetëm për të thirrur arbitrin të rishohë aksionin, por jo t’i thotë për mua është apo nuk është penallti, pra jo të japë gjykime. Unë mund të pranoj një gabim të arbitrit në fushë, por nuk mund të pranoj një gabim të VAR-it, që ka gjithë kohën e duhur për të parë dhe riparë aksionin”, deklaroi Ancelotti në mbledhje.

Tani është zyrtare, Tottenham zgjedh një “special” për pankinën
Beli përcakton jetëgjatësinë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration