Ambasadori kinez në Serbi: Nuk do të ketë luftë në Kosovë
Rajoni dhe Politika

Ambasadori kinez në Serbi: Nuk do të ketë luftë në Kosovë

11.Sep.2018 01:09
0

Ambasadori kinez në Beograd, Li Manchang, tha gjatë një bisede me me studentët e Universitetit të Beogradit ka thënë në Kosovë nuk do të ketë luftë.

Li në tribunën “Vendi dhe roli i Kinës në rendin global e sidomos në Ballkan e Serbi”, duke u përgjigjur në pyetjet e studentëve se a do t’i ofrojë Kina ndihmë Serbisë po ndodhi konflikti në Kosovë, është përgjigjur me pyetjen: “Pse të luftojmë, kur mund të flasim?”

 

“Nuk do të ketë luftë, pse të kundërvihemi kur mund të ulemi e të bisedojmë. Politika e jashtme kineze përpiqet për zgjidhje paqësore”, ka thënë Li.

Ai përsëriti se Kina respekton Serbinë, integritetin territorial si dhe pavarësinë e saj.

“Tajvani është pjesë përbërëse e Kinës. Ajo është provincë jona dhe ne e falënderojmë shumë Qeverinë e Serbisë dhe popullin serb që e përkrahin Kinën në këtë pikëpamje.

“Nga ana tjetër, ne nuk e njohim Kosovën dhe mendojmë se çështja e saj duhet të zgjidhet në kuadër të Rezolutës 1244 dhe me dialog”, ka thënë ai.

Fuqia e marketingut dhe marrëdhëniet me publikun
Shaqiri shënon në fitoren e Liverpoolit ndaj Burnleyt
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration