Ambasadori gjerman në Serbi: Bombardimet e NATO-s të vitit 1999 ishin të domosdoshme
Rajoni dhe Politika

Ambasadori gjerman në Serbi: Bombardimet e NATO-s të vitit 1999 ishin të domosdoshme

08.Apr.2021 09:48
0

Ambasadori gjerman në Serbi Thomas Scheib ka folur për bombardimet e NATO-s në vitin 1999 ndaj Serbisë.

Sipas Schieb, intervenimi duhej të ndodhte për të parandaluar gjenocidin dhe një katastrofë humanitare në Kosovë, shkruan lajmi.net.

Ai tha se bombardimet nuk ndodhën rastësisht dhe ishin të nevojshme për të parandaluar atë që po zhvillohej në Kosovë.

“Unë jam i vetëdijshëm se kjo është një çështje e diskutueshme dhe se nuk kishte asnjë vendim të Këshillit të Sigurimit të KB, për fillimin e veprimit ushtarak. Por duhej marrë një vendim, qëllimi ishte të shmangej një katastrofë humanitare, të shmangej gjenocidi”, tha ai për Televizionin e Vojvodinës.

Referuar raporteve dhe dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, Schieb ka përçuar edhe në Serbi mesazhin e Berlinit zyrtar se duhet të përfundojë me normalizim të raporteve midis dy vendeve.

Komuna e Bujanocit kryen pagesën e njëhershme financiare për studentët e vitit akademik 2020/2021
Presheva preferon më shumë vaksinën kineze ndaj Covid-19 (lexo të dhënat)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration