Ambasadori amerikan në Beograd thotë se procesi i dialogut Kosovë-Serbi është komplikuar
Rajoni dhe Politika

Ambasadori amerikan në Beograd thotë se procesi i dialogut Kosovë-Serbi është komplikuar

26.Mar.2019 13:50
0

Ambasadori i SHBA-së, Kyle Scott, ka thënë sot se situata në procesin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë është shumë komplekse. Ai thotë se nuk është e dobishme që të dy palët të vazhdojnë ta fajsojnë njëra tjetrën.

Scott u tha gazetarëve në Beograd se është e nevojshme që të dyja palët të ulen për tryezën e negociatave dhe të normalizojnë dialogun.

“Kjo është ajo për të cilën angazhohen SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian, dhe kjo është arsyeja pse ne përqendrohemi në të dy anët”, ka thënë Kosnett.

Ministri i Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq, tha se është mirë që SHBA-ja dhe BE-ja kanë bërë thirrje për heqjen e taksave të Kosovës për mallrat nga Serbia dhe BeH, por që, sipas tij, nevojitet presion shtesë për ta arritur këtë.

Europa ime: "Ballkanizimi" i BE-së është i rrezikshëm
Pritet në Bujanoc shefi i Zyrës së Këshillit të Evropës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration