Allegri tregon nëse Ronaldo do të rikthehet kundër Ajax’it
Sport

Allegri tregon nëse Ronaldo do të rikthehet kundër Ajax’it

07.Apr.2019 11:03
0

Mesjava që po vjen pritet të jetë tejet interesante.

Kjo për faktin se do të fillojë faza çerekfinale e garës më të madhe për klube në kontinentin e vjetër, Ligës së Kampionëve.

Kampioni aktual italian, Juventusi, që përmbysi në mënyrë fenomenale Atletico Madridin do të luajë ndaj skuadrës së famshme holandeze, Ajax.

 

Pikëpyetje mbetet edhe më tutje rikthimi i Ronaldos, yllit të ekipit, që u lëndua në kualfikimet për evropian me kombëtaren e tij, Portugalinë.

Trajneri i bianconerëve, Masimiliano Allegri, në një prononcim të shkurtë tha se shpreson se do të kthehet, megjithëse do të merren vesh edhe me lojtarin.

“Ai gjithmonë ndihet i gatshëm, por i kam thënë të pushoj. Ne kemi besimin se do ta kemi atë për ndeshjen ndaj Ajax, e cila luhet të mërkuren” ka thënë Allegri për ‘Sky Italia’.

 Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat të Martën e 16 Prillit.

 
Suarez dhe Messi mposhtin Atletico Madridin, Barcelona prek titullin
Tito: Serbët në 50 vite nuk do të dinë kush janë, pas 100 viteve nuk do të ekzistojnë! Unë i kam shkatërruar!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration