Allegri dëshiron sa më shumë pikë në këtë fillim sezoni
Sport

Allegri dëshiron sa më shumë pikë në këtë fillim sezoni

11.Sep.2018 09:09
0

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, i ka kërkuar lojtarëve durim pasi në mënyrën se si po luajnë, goli është çështje minutash.

Trajneri italian e shikon Napolin si konkurrues serioz, ndërsa kërkon që Zonja e Vjetër të marrë sa më shumë pikë në këtë fillim sezoni që të bëjë diferencën me skuadrat tjera.

“Kemi pritur që të jetë kështu. Frosinone pranoi pesë gola nga Sampdoria dhe ne luajtëm me dhjetë lojtarë për 70 minuta ndaj Valencias të mërkurën”, ka thënë Allegri për Sky Sport Italia.

“Ne vetëm duhet të kemi durim dhe pas shumë gjuajtjeve, harkimeve dhe pasimeve, ne e gjejmë mënyrën për të depërtuar”.

“Paulo Dybal? Ai duhet të luajë. Kishte disa lëvizje të mira sot, por duhet të vrapojë më shumë tek mbrojtësit, por do ta bëjë kur niveli i fituesit t’i përmirësohet”.

“Të gjitha fitore? Napoli kishte më shumë se 90 pikë në sezonin e fundit, pra është e natyrshme që ata ende po bëjnë mirë, posaçërisht pasi kanë sjellë një trajner të talentuar dhe me provojë”.

“Të tjerat janë pak mbrapa, pra ne tani duhet të përshpejtojmë dhe të krijojmë një hapësirë para ndeshjeve kokë me kokë”, shtoi për fund Allegri.

Ndeshja e ardhshme e Juves në Serie A është kundër Bolognas. 

Veseli ëndërron bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën
Si t’i hiqni gungat e formuara tek gishti i madh përmes mënyrave natyrale
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration