Albin Kurti bën ofertën e re dhe të fundit ndaj LDK-së
Rajoni dhe Politika

Albin Kurti bën ofertën e re dhe të fundit ndaj LDK-së

14.Jan.2020 12:16
0

Duket se dy partitë më të votuar në zgjedhjet e parakohshme në Kosovë janë shumë pranë marrëveshjes për koalicion.

Mësohet se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i ka dërguar mbrëmë rreth orës 22:00 ofertën e fundit, kryetarit të LDK-së, Isa Musatafa.

Sipas mediave kosovare, Kurti ka propozuar rritjen e numrit të ministrive nga 12 në 14. Në këtë mënyrë, LDK do të ketë gjashtë ministri, VV, pesë, derisa minoritetet tri ministri. Në këtë ofertë janë detajuar të gjitha pozitat që do të mbante secili subjekt.

Në propozimin e bërë nga Kurti thuhet që; “Kryeministri, kryetari i Kuvendit, zv.kryeministri i 2-të, një nën-kryetar Kuvendi, 5 ministri do t’i takonin VV-së”.

VV, në këtë propozim ka ofruar që LDK të ketë zv,kryeministri i 1-rë, nënkryetari i 1-rë i Kuvendit, 6 ministri, dy zv.ministra më shumë se LVV.

Po ashtu VV është pajtuar që LDK ta propozojë kandidatin për President i cili sipas VV-së plotëson të gjitha kushtet dhe te gjitha kriteret kushtetuese.

“Nëse, për çfarëdo arsye nuk zgjedhet Presidenti, atëherë LDK do ta marrë një ministri shtesë”, thuhet në propozim.

LDK dhe VV nuk kanë pasur asnjë takim që nga dita e enjte e javës së kaluar, ku dy liderët e partive u larguan pa u prononcuar për mediat.

 
Vakumi institucional, Presidenca nuk përjashton kërkesat për sqarime në Kushtetuese
A do të ulet pragu zgjedhor në Serbi në vetëm 3%?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration