Adresimi i Thaçit shtyhet për të hënën
Rajoni dhe Politika

Adresimi i Thaçit shtyhet për të hënën

28.Jun.2020 20:42
0

Adresimi i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi para opinionit, i paraparë të mbahet të dielën në mbrëmje, është shtyrë për ditën e hënë, në orën 20:00.

Lajmin e ka konfirmuar Zyra e Presidentit të Kosovës, përmes një komunikate për media.

Ky pritet të jetë adresimi i tij i parë pas njoftimit të Zyrës së Prokurorit të Specializuar se më 24 prill u ka dërguar Dhomave të Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim, në të cilën presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe të tjerë, akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.

Ende nuk është e qartë se kush bën pjesë në grupin e "të tjerëve", siç i ka cilësuar Zyra e Prokurorit.

Thaçi ka qenë jashtë Kosovës dhe ka ndërprerë udhëtimin drejt Shteteve të Bashkuara, ku pritej të mbahej takimi në mes të delegacionit të Kosovës dhe Serbisë për rifillimin e dialogut, me ndërmjetësim të ambasadorit Richard Grenell.

Në Kosovë është kthyer të premten.

Infektohen njerëzit e Vuçiç, virusi u përhap në festën e fitores së zgjedhjeve?
Turistët po zgjedhin gjithnjë e më shumë Shqipërinë në vend të Malit të Zi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration