“Adidasi” humb mbi një miliard dollarë në tregun e Kinës, goditet edhe “Puma”
Sport

“Adidasi” humb mbi një miliard dollarë në tregun e Kinës, goditet edhe “Puma”

14.Mar.2020 11:44
0

Kompanitë e veshmbathjeve sportive gjermane “Adidas” dhe “Puma” kanë paralajmëruar rënie të madhe të shitjeve në Kinë për shkak të koronavirusit, në kohën kur kishte shenja të përmirësimit të ndikimit në treg atje.

Aksionet në “Adidas” dhe “Puma”, në javët e fundit, ishin ulur në 10 për qind, përkatësisht 3 për qind. Edhe aksionet e liderit të veshmbathjeve “Nike”, që gjithashtu paralajmëroi rrezikun nga përhapja e koronavirusit, ka ndikuar që të ketë rënie deri në 3 për qind.

Nga “Adidasi” parashikojnë që shitjet e tremujorit të parë të pësojnë humbje të madhe deri në 1 miliard euro në Kinë, dhe në përgjithësi të bien shitjet për 10 për qind, duke përfshirë një rënie prej rreth 100 milionë eurosh në Japoni dhe në Korenë e Jugut, transmeton koha. 

Shefi ekzekutiv i “Adidasit”, Kasper Rorsted, duke vërejtur se biznesi me marzhë më të lartë në Kinë është zakonisht një kontribuues i madh i fitimeve, u tha analistëve që fitimi operativ i grupit do të bjerë me më shumë se 500 milionë euro në të njëjtën periudhë.

“Adidasi” dhe “Puma” gati një të tretën e shitjeve e bazojnë në tregun e Azisë, që ka qenë një treg i madh i rritjes së veshmbathjeve sportive në vitet e fundit. Rajoni është gjithashtu qendra kryesore ndihmuese, me Kinën si një prodhues kryesor për industrinë.

"Virusi duket më keq sesa u frikësuam", ka shkruar analisti i “Jefferies”, James Grzinic, në një shkrim për “Adidas”, duke shtuar se informacionet nga “Adidas” dhe “Puma” tregojnë për gjasat e uljeve të fitimeve të mëdha për shitësit e tjerë. 

Nga “Puma” mendojnë se nuk pritet që biznesi i saj do të kthehet në normalitet së shpejti, me gjithë shenjat inkurajuese që do të vinin nga Kina, duke shtuar se nuk iu braktisën udhëzimet e vitit 2020 të 19 shkurtit, që supozohej se kriza do të ishte afatshkurtër.

"Duke pasur parasysh kohëzgjatjen e situatës në Kinë, ndikimin negativ në vendet e tjera të Azisë dhe tani edhe përhapjen në Evropë dhe në ShBA, për fat të keq duhet të konkludojmë se një normalizim afatshkurtër nuk do të ndodhë," tha Grzinic.

Që nga shfaqja në Kinë në fund të vitit të kaluar, koronavirusi i ri është përhapur në të gjithë botën, duke infektuar rreth 120.000 njerëz, duke vrarë afro 4300 dhe duke i dërguar tregjet në një çoroditje

Edhe zyrtarisht nga ora 6 e mëngjesit janë mbyllur kufijtë tokësorë në Kosovë
10 fakte interesante për Albert Einsteinin
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration