Abrashi: Kurti s’ka kapacitet e aftësi të jetë lider i marrëdhënieve ndërkombëtare
Rajoni dhe Politika

Abrashi: Kurti s’ka kapacitet e aftësi të jetë lider i marrëdhënieve ndërkombëtare

25.Mar.2020 23:11
0

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Arban Abrashi, ka thënë se edhe ai ka besuar në koalicionin LDK-VV.

Ai gjatë fjalimit të tij në seancën e Kuvendit të Kosovës iu drejtua Albin Kurtit, kryeministrit të Kosovës duke i thënë se është menaxher i mirë po jo edhe lider.

“Nuk dëshiron të ballafaqohet me procesin e dialogut, nuk dëshiron të konfrontohet me dialogun ska kurrfarë aftësie as kapacitet të jetë lider i marrëdhënieve ndërkombëtare. Për vetëm 40 ditë njeriu i cili ishte kundër Rambujesë, kundër Ahtisarit, kundër pavarësisë, për 40 ditë mbjelli dhe kultivoi përçarje mes partnerëve tanë. Për 40 ditë bëri që Evropa dhe Amerika të mos flasin me një zë për Kosovën. Dhe këtë e bëri që të ik nga papërgjegjësia e tij dhe përfitoi nga kjo situatë.

“Ai edhe gjatë konferencës në Munih ishte munduar të sillet si shef karshi partnerëve ndërkombëtar. Çka edhe më keq gënjen për marrëveshjet e arritura dhe nxjerrë video të fjalimi të tij duke thyer rregullat në nviel ndërkombëtarë. Këto rregulla të shenjta të demokracisë u thyen për herë të parë nga kryeministri i jonë, për të shëruar apetitet e tij patriotike, Pomepo takoi të gjithë liderët po jo kryeministrin tonë”.

“E di mirë që ne nuk bëjmë qeveri me PDK-në, e di mirë që ne nuk kemi qare pa e shkarku këtë kryeminister dhe nuk është e lehtë, sepse edhe unë kam besu në këtë koalicion”.

“Problemi i Albinit është LDK-ja pasi ajo e ka zhvilluar Kosovën. LDK-ja është ajo e cila nuk po e lejon atë të prish marrëdhëniet me SHBA-në”.

“Ata po e akuzojnë LDK-në se po bashkëpunojmë me Thaçin, por VV-ja bashkëpunoi me Thaçin në vitin 2013 për ta larguar LDK-në nga pushteti”, tha Abrashi.

Bie qeveria Kurti, humb votëbesimin në parlament
McGregor do të ndihmojë spitalet në Irlandë me pajisje mbrojtëse në vlerë një milion euro
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration