Aborti legalizohet në gjithë australinë
Trupi dhe shëndeti

Aborti legalizohet në gjithë australinë

26.Sep.2019 14:41
0

Aborti është legalizuar në gjithë Australinë, pasi shteti i fundit në të cilin ky proces konsiderohej i paligjshëm, Uellsi i Ri Jugor, ka votuar për ndryshim të ligjit.

Projektligji, që është miratuar të enjten, përmbys ligjin 119-vjeçar, i cili është kritikuar dhe është cilësuar arkaik.

Projektligji i ri ka nxitur debate të zjarrta për javë të tëra dhe ka krijuar ndasi të thella në qeverinë konservatore.

Më parë abortet në Uellsin e Ri Jugor janë realizuar vetëm nëse doktori ka vërtetuar se ekziston “rrezik serioz” për jetën e gruas.

Ligji i ri tani lejon ndërprimin e shtatzënisë deri në javën e 22-të apo edhe më vonë, nëse pajtohen dy mjekë.

Kjo reformë është kundërshtuar ashpër nga disa aktivistë dhe ligjvënës që kanë refuzuar miratimin e këtij ligji për shkaqe personale, por edhe për shkak të shqetësimeve rreth aborteve në periudhë afatgjatë.

Google me super-kompjuter 10 mijë vjet më të shpejtë se kompjuteri aktual
Filmi i More Raçës triumfon në "Glocal in Progres"
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration