Abazoviq: Kam presion të madh, jam në mbrojtje të policisë
Rajoni dhe Politika

Abazoviq: Kam presion të madh, jam në mbrojtje të policisë

15.Sep.2020 07:24
0

Zgjedhjet Parlamentare në Malin e Zi sollën befasi në skenën politike atje. Rezultatet zgjedhore treguan se presidenti i këtij vendi Milo Gjukanoviq, dhe partia që ai udhëheq PDS kanë humbur një pjesë të madhe të pushtetit dhe rrezikon që të mbetet jashtë tij.

Vëmendje të veçantë në këto zgjedhje ka marrë iniciativa qytetare e udhëhequr nga politikani Dritan Abazoviq. 

“Crno na Bjelo” që në shqip i bie “Nga e zeza në të bardhë”, ka arritur ti fitoj 5.5 për qind dhe është faktor i rëndësishëm për formimin e qeverisë.

Abazoviq, në një intervistë për “Der Spiegel” tha se gjendet në presion të madh nga Gjukanoviq.

Ai tha se është marrë në mbrojtje nga policia.

Politikani shqiptar ka folur edhe për protestën që është mbajtur në Ulqin, para shtëpisë së tij. 

“Nuk kam qenë atje atë natë. Kur e mora vesh, mendova se ishte shaka dhe thashë se njerëzit erdhën të më mbështesnin. E vërteta është, se kam patur shumë presion, unë aktualisht jam nën mbrojtjen e policisë. E di që ka shumë njerëz që mund të më bëjnë diçka, por nuk kam frikë. Kërcënimet janë çmimi që ne si politikanë paguajmë. Dhe në fakt është logjike për situatën aktuale, nëse merrni parasysh një gjë: pas këtij rezultati të zgjedhjeve parlamentare, ka shumë njerëz në vend që mund të humbasin shumë”.

Në artikullin e gazetarit Keno Verseck, shkruan se tani në Malin e Zi ka një koalicion mes tre partive, duke filluar nga nacionalistët serbë, miqtë e presidentit të Rusisë Vladimir Putin, dhe deri tek të gjelbrit.

Partia Socialdemokrate e Malit të Zi në krye me Milo Gjukanoviqin, në zgjedhjet e 30 gushtit ka pësuar një humbje të madhe pas 30 vjetësh në pushtet, dhe rrezikon që për herë të parë pas tre dekadash të përfundojë në opozitë.

Shtabi Emergjent në Serbi: Nga e premtja nën mbikëqyrje qytetarët që kthehen në Serbi
Borell: Fqinjësia e BE-së në flakë, duhet të integrojmë në bllok vendet e Ballkanit Perëndimor
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration