A ka ndikim nëse pini kafe në mbrëmje? Mësojeni një herë e mirë
Trupi dhe shëndeti

A ka ndikim nëse pini kafe në mbrëmje? Mësojeni një herë e mirë

12.Aug.2019 22:31
0

Për njerëzit që pinë kafe çdo ditë është e vështirë të besojnë se kafja nëse pihet pasdite ose në darkë krijon problem me gjumin. Shumë të tjerë besojnë se konsumimi i një kafeje në mbrëmje ndikon në cilësinë e gjumit. Por sa e vërtetë është kjo?

Ekspertët thonë se kjo nuk është aspak e vërtetë. Sipas një studimi të bërë në Universitetin e Floridas u monitoruan një grup i madh personash për plot 6 muaj. Këta persona u kontrolluan sesa kafeinë, alkool dhe nikotinë kishin konsumuar. Më pas u krahasuan rezultatet e konsumimit nga ditarët e gjumit ku u regjistrua kohëzgjatja e gjumit të pjesëmarrësve, cilësia e gjumit dhe se sa shpejt janë zgjuar ata.

Rezultatet e studimit treguan se alkooli dhe nikotina arrijnë të çrregullojnë gjumin, ndërsa kafeina nuk ka asnjë lloj efekti.

Ky studim paraqet një prej ekzaminimeve më të mëdha të shoqatave të përdorimit të alkoolit në mbrëmje: kafeinës, nikotinës dhe rezultate të matura në mënyrë objektive. Gazeta Shëndeti

16 vjet në shërbim si mësuese e shqipes në Turqi
Leao, një Ronaldo i ri
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration