3 mënyra për të zvogëluar poret në kushte shtëpie
Trupi dhe shëndeti

3 mënyra për të zvogëluar poret në kushte shtëpie

16.Sep.2018 21:09
0
Poret janë hapje në lëkurë përmes së cilave djersa dhe yndyra mund të arrijnë sipërfaqen e lëkurës.
 
Çdo pore lidhet me një gjëndër dhjamor dhe kur qelizat e vdekura të lëkurës, sebumi i lëkurës grumbullohen, poret bllokohen dhe shfaqen puçrrat, pikat e zeza e ato të bardha.

Poret mund të zvogëlohen apo të zgjerohen, në varësi të papastërtive që mblidhen në shtresën e parë të lëkurës e jo vetëm, transmeton living.al.

3 Mënyra efektive për të pastruar poret e bllokuara

1. Maskat e zeza me karbon
Si një përbërës aktiv në produktet e kujdesit të lëkurës, karboni ka aftësinë të pastrojë ndotësit që bllokojnë poret. Megjithatë trendi maskave me karbon të përgatitura në shtëpi ndalohet rreptësisht nga dermatologët, sepse ky kombinim mund të jetë shumë i rrezikshëm! Mund të dëmtojë lëkurën m ta thajë atë e të bllokojë poret, pra të bëjë të kundërtën e asaj që supozohet.

2.Eksfoljimi
Termi “eksfoljim” përdoret për të përshkruar një trajtim që heq qelizat e vdekura të lëkurës dhe pastron këtë të fundit. Kjo mund të ndihmojë në zvogëlimin e poreve.

Ekzistojnë lloje të ndryshme të eksfoljimit, përmendim këtu : eksfoljimin kimik dhe atë mekanik njohur ndryshe si scrubi.

Pastrimi kimik nga qelizat e vdekura realizohet përmes acidit si beta hidroksi (si acid salicilik), acidet alfa hidroksi (acid si asglikolik), ose retinoli për pastrimin e poreve. Konsultohuni me një dermatolog nëse doni të provoni një peeling kimik pasi disa prej tyre mund të jenë të ashpër për lëkurën tuaj.

Ky proces është shumë i mirë pasi ndihmon rinovimin e lëkurës tuaj, duke inkurajuar prodhimin e qelizave të reja. Lëkura do të jetë elastike dhe nga ana tjetër, poret tuaja do të reduktohen
Ndërsa scrubi mekanik mund të bëhet në shtëpi duke përzierë pak sheqer me vaj kokosi dhe të largoni nga lëkura me lëvizje rrethore të gjitha papastërtitë.

3. Avulli
Avulli është një pjesë e rutinës tipike kur ju shkoni të bëni një trajtim të specializuar fytyre. Kjo do të ndihmojë në hapjen e poreve.

Kur poret tuaja janë të hapura, specialistja e kujdesit të lëkurës mund t’ju vendosë maska apo produkte të tjera në lëkurë me efekte të ndryshme, sepse ato përthithen më mirë dhe më thellë në lëkurën tuaj.

Xherdan Shaqiri, njeriu i momentit te Liverpool
Lëngu i qepës, kundër rënies së flokut
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration